Skandali i FIFA-s, Sepp Blatter jep doreheqjen
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sepp Blatter jep dorëheqjen si president i FIFA-s. Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, zviceriani konfirmoi dorëheqjen, pasi u zgjodh për të pestën herë si kreu i FIFA-s. Në fjalën e tij Baltter u shpreh se”Mandati im nuk pati mbështetjen e të gjithve. FIFA ka qenë vetë jeta ime. Ajo që ka rëndësi për mua është FIFA dhe futbolli anembanë botës” citoi Blatter.
Ai kërkoi gjithashtu mbledhjen e një kongresi për të zgjedhur presidentin e ri të FIFA-s. 79-vjecari theskoi se në FIFA do të ketë ndryshime rrënjësore, ndërsa zgjedhjet e reja do të zhvillohen pas katër muajsh. Blatter u rizgjodh president i FIFA-s janën e kaluar duke mundur rivalin e tij princin Ali Hussein. Pak javë më parë FBI arrestoi 14 drejtues të lartë të këtij institucioni me akuza për shatazhe, mashtrim dhe pastrim parash./f.b