Siti, zbardhet lista e zezë e Pep
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kush do të qën drojë dhe kush do të largohet është një nga temat më të nxehta në Angli që prej muajit shkurt, kur Pep Guardiola u zyrtarizua si trajneri i ardhshëm në "Etihad".
Revista
"France Football" ka zbuluar një listë të gjatë sa një skuadër me emrat e atyre, të cilët nuk do të vazhdojnë të jenë më pjesë e Mançester Sitit, duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Burimi francez paralajmëron një revolucion të vërtetë në shtëpinë e "qytetarëve", që nuk do të kursejë as portierin titullar, Xho Hart. Sipas "France Football", nuk është emri i përfolur i Ter Shtegenit ai i portierit që katalanasi dëshiron në skuadër, por Klaudio Bravo, një tjetër gardian i ish-skuadrës së tij, Barcelonës.
Mbrojtja
Në pikën më të dobët të ekipit, mbrojtjen, pritet të shkaktohet edhe tërmeti më i madh: Pablo Zabaleta, Bakari Sanja, Eliakuim Mangala, Vinsent Kompani, Aleksandar Kolarov dhe Martin Demikelis janë futbollistët që pritet t'u tregohet dera.
Mesfusha
Në mesfushë, situata nuk duket aspak premtuese për Fernandon dhe Samir Nasrinë, ndërkohë që Jaja Ture, i cili te Barcelona ka pasur një marrëdhënie të keqe me Guardiolën, e ka paralajmëruar vetë largimin e tij në fund të sezonit.
Sulmi
Sa i përket sulmit, vetëm Vilfrid Boni pritet të jetë i sakrifikuari i madh. Guardiola as që ka ndër mend t'i japë një shans ta provojë veten sulmuesit nga Bregu i Fildishtë.
Eksodi i Sitit
PORTIER
XHO HART
MBROJTËS
PABLO ZABALETA
BAKARI SANJA
ELIAKUIM MANGALA
VINSENT KOMPANI
ALEKSANDAR KOLAROV
MARTIN DEMIKELIS
MESFUSHORË
FERNANDO
SAMIR NASRI
JAJA TURE
SULMUES
VILFRID BON
Përgatiti: ANDROKLI DRALO