e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Siti është uragan, vjen fitorja e tetë radhazi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Siti është uragan, vjen fitorja e tetë radhazi

Oklahoma Siti tani me të vërtetë është e frik shme. oklahama sitiNjë prag-epilogu i pabesueshëm për skuadrën e "Thunder", e cila në "Air Canada Centre" në Toronto arrin fitoren e tetë radhazi, për momentin seria më e mirë e ligës.

Reptors dorëzohen në shifrat 119-100 dhe i largohen kreut në Konferencën e Lindjes që mbahet nga Klivlend. Me basketbollistë si Durant dhe Uestbruk nuk ka mision të pamundur. "Russ", në kërkim të rekordit të Mexhik Xhonson, shënoi tripletën e 16-të sezonale dyshifrore (ish-i i Lejkërs është ndalur në 17-të në sezonin 1988/'89) me 26 pikë, 12 asiste dhe 11 topa në tabelë. Ndërsa Durant shkroi në protokoll 34 pikë. Kjo ishte ndeshja e 59-të radhazi për të që kalon kufirin e 20 pikëve.

DeRozan, më i miri i të gjithë kanadezëve, nuk mjaftoi me 19 pikë të realizuara për të shmangur humbjen e radhës së Torontos përpara fazës së "play off"-it. San Antonio ngre kokë pas Oklahomës. Pa senatorët Dankan, Parker dhe Xhinobili, të cilëve u janë shtuar Leonard dhe Uest, Spërs mposht Memfis 101-87 me një tjetër provë të bukur të LeMarkus Oldrixh, i cili e mbylli ndeshjen me 31 pikë.

Nga e premtja në të hënë Oldrixh koleksionon 63 pikë dhe konfirmon formën e tij të shkëlqyer për zi-argjendtë. Një takim pa histori që në fundin e periodës së parë shkëputen me +16 pikë. Pa Gasol, Randolf dhe Konli, si dhe mungesat e tjera të shumta, Grizlis e patën shumë të vështirë të rivalizonin.

Për skuadrën teksane, suksesi vjen pas humbjes me "Thunder" që shmangin dy të tilla radhazi për herë të parë këtë sezon. Klipers ka treguar një provë force në kryendeshjen e mbrëmjes kundër Boston. Ekipi i Los Anxhelosit mposhti Sëlltiks 114-90 duke e çuar në tre fitore radhazi, njëherësh ndalin ecurinë e miqve që kërkonin të katërtën radhazi.

Pas 36 minutave lojë, Klipers udhëhiqnin +22 pikë, çka bëri që në periodën e fundit të uleshin në stol titullarët. Gjashtë lojtarë nga vendësit arritën kuota dyshifrore përballë një prej mbrojtjeve më të mira të Ligës.

REZULTATET
Majemi-Bruklin Nets 110-99
Toronto-Oklahoma Siti 100-119
Çikago Bulls-Atlanta 100-102
Memfis-San Antonio 87-101
Minesota-Feniks 121-116
Nju Orlins-Niks 99-91
Denver-Dallas 88-97
Jutah-Lejkërs 123-75
Portland-Sakramento 105-93
Klipers-Boston