e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Sinjale pozitive edhe për Alban Hoxhën

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sinjale pozitive edhe për Alban Hoxhën

Pas Fejzullahut, një tjetër lojtar që mund të largohet në përfundim të sezonit është kapiteni Alban Hoxha. hoxhaPortieri gjithashtu ka sinjale pozitive nga kampionati turk dhe më konkretisht nga skuadra e Bursasporit. Përfaqësuesit e këtij klubi kanë qenë të pranishëm në ndeshjen me Flamurtarin, ku kanë ndjekur nga afër futbollistin dhe në përfundim të 90 minutave mësohet se përshtypjet kanë qenë mjaft pozitive. Megjithatë, për portierin ende nuk ka një ofertë konkrete dhe pritet që ai të vëzhgohet dhe në ndeshjet e ardhshme.

Ndaj vlonjatëve, kapiteni ka bërë një takim shumë të mirë duke shpëtuar skuadrën e tij nga gola të sigurt. Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Hoxha të grumbullohet edhe në ekipin kombëtar. Ka qenë vetë lojtari, i cili disa javë më parë është shprehur se tani kërkon një aventurë jashtë vendit dhe se kampionati turk është më i mundshmi.