e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shumaker del nga koma pas 155 ditesh dhe le spitalin e Grenobles

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shumaker del nga koma pas 155 ditesh dhe le spitalin e Grenobles

Pas 155 ditësh, Mikael Shumaker ka dalë më në fund nga gjendja e komës, ku kishte rënë prej 29 dhjetorit të vitit 2013 pas një incidenti mbi ski në pistën e Meribelit në Francë. Lajmi është konfirmuar në mesditë nga Sabine Kehm, menaxherja dhe zëdhënësja e 7 herë kampionit të botës në Formula 1. Sipas medieve, ish-piloti i famshëm, tashmë 45 vjeç, ka lënë spitalin e Grenobles për të vazhduar rehabilitimin e tij në një klinikë më të specializuar pas daljes nga koma.

Për momentin nuk dihet destinacioni i tij, pasi familja e gjermanit është treguar shumë e rezervuar për ruajtjen e privatësisë, duke mos dhënë shumë detaje për gjendjen aktuale shëndetsore. Pas rënies në koma, Shumaker u operua dy herë brenda 48 orësh