e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shtubina: Kriza kaloi, shpëtojmë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shtubina: Kriza kaloi, shpëtojmë

N 6 deshja me Tiranën do të mbahet mend gjatë nga Ndriçim Shtubina, jo vetëm se shënoi gol, por më së shumti për faktin që luajti në tre role. shtubinaNë fakt, i mbeti vetëm që të provonte portën, pasi e nisi lojën si mbrojtës i majtë, më pas u zhvendos në majën e sulmit dhe e mbylli në pozicionin e tij natyral, si mesfushor.

Ai, në një prononcim për mediat, ka thënë se skuadra nuk ka bërë asgjë më shumë sesa detyrën në këtë takim. Por kjo përballje tashmë është arkivuar, pasi në prag është pikërisht Bylisi.

Transferta e së dielës në Ballsh është tejet vendimtare për kuqeblutë, pasi ndeshen me rivalin direkt për luftën e mbijetesës. Në ndeshjen që do të luajnë në "Adush Muça" për shkodranët ka vetëm një objektiv, të mos dalin duarbosh. Nëse e arrijnë këtë synim, atëherë starti i fazës së 4-t do ta gjente më të qetë grupin e drejtuar nga Cungu.

"Pas fitores me Tiranën, tani duhet të mendojmë për Bylisin. Është një tjetër përballje e vështirë për ekipin tonë dhe normalisht që objektivi është që të marrim një rezultat pozitiv. Me Tiranën e kam thënë: bëmë vetëm detyrën, nuk kemi bërë asgjë më tepër. Tani duhet që të njëjtën gjë të bëjmë edhe ndaj ballshiotëve. Nuk do ta kemi të lehtë, por nuk është as e pamundur", u shpreh fillimisht Shtubina në deklaratën e tij.

Diferenca

Vllaznia, pasi kaloi me sukses duelin me 24 herë kampionët e vendit, tashmë e sheh veten larg zonës së ftohtë dhe me 5 pikë më shumë se Bylisi, që është edhe kundërshtari i radhës. Kjo diferencë u jep pa dyshim qetësi shkodranëve për vazhdimësinë dhe shton shpresat për të shpëtuar këtë sezon.

"Diferenca e pikëve na favorizon dhe na shton qetësinë, mirëpo shkëputja nuk është edhe aq e madhe. Edhe në startin e këtij sezoni kishim 5 pikë më shumë se rivalët, por situata ndryshonte nga java në javë. Prandaj ne do ta shikojmë çdo takim sikur të ishte një finale. Ne jemi optimistë, nuk do të rrezikojmë deri në momentet e fundit, por këtë duhet që ta tregojmë me lojëra dhe të arrijmë të marrim pikët.

Rezultatet e fundit kanë ngrohur mjaft atmosferën në skuadër dhe na kanë rritur ndjeshëm besimin. Nuk jemi më në atë krizë rezultatesh siç ishim para përballjeve me Tërbunin e Tiranën", përfundoi kapiteni i kuqebluve.

Përgatiti: ADMIR URUÇI