'Shqiptaret ne Shkup do te kerkojne ndryshimin e himnit maqedonas'
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
E përditshmja maqedonase “Den” shkruan sot se BDI-ja do të kërkojë ndryshimin e himnit shtetëror të Maqedonisë. ‘INA’ citon gazetën duke iu referuar burimeve të afërta me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti shkruan se në ndryshime do të përfshihen edhe elementet e bashkësisë etnike shqiptare. Me numrin më të madh të popullsisë, pas maqedonasve.
“Në BDI janë të vetëdijshëm se tani është atmosfera më e përshtatshme për të hapur këtë çështje, kur vendi po përballet me probleme dhe mospajtime të mëdha politike në planin ndëretnike”,- raporton ‘Den’.
Pasi sipas saj ‘shqiptarët asnjëherë nuk aplikojnë apo këndojnë himnin e Maqedonisë, por në ngjarjet e tyre kombëtare dhe në nivel zyrtar përdorin himnin kombëtar shqiptar’. Ndërkohë që kjo metodologji e ndjekur nga shqiptarët ka provokuar jo pak incidente dhe pakënaqësi në Maqedoni.