Brace: Armet shqiptare ne Jemen, nepermjet tregtarit serb
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Erjon Braçe ka vijuar edhe sot akuzat kundër ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami. Deputeti socialist u shpreh se Imami ka nënshkruar kontrata për shitjen e armëve me kompaninë e Slobodan Tesiç, i cili “është në listën e zezë të OKB-së për shkak se ka treguar armë për regjimet e cilësuara si terroriste”.
Braçe tha se Ministria e Mbrojtjes i ka shitur armë kompanisë së Tesiçit "Moon Storm" në vitet 2009, 2010 dhe 2011 dhe këto armë kanë përfunduar në Jemen, vend për të cilin OKB ka vendosur embargo për importimin e armëve.
"Kompania Moon Storm është në zotërim të shtetasit serb Sllobodan Tesiç, shtetas që është listuar në të zezë nga OKB. Dokumentat e tregojnë kompaninë e tij dhe atë vetë, të përfshirë në furnizimin me armë të diktatoreve barbar të Afrikës”, tha deputeti i opozitës duke shtuar se Tesiç është “favorizuar në shtyrje të herëpashershme të afateve kontraktuale duke insistuar deri në fund në realizimin e kontratës me të".
Qeveria shqiptare ka bërë tregti me serbin në një kohë kur Serbia prej vitit 2007 nuk ka lejuar që ky shtetas të tregtojë armë duke i hequr licencën. Sipas dokumenteve të publikuara nga Uikiliks, Tesiç ka shitur armë në vendet e Lindjes së Mesme.
Në vitin 2010 u zbulua se ai kishte lidhur një kontratë me vlerë 78 milionë dollarë për shitje e armëve nw Jemen edhe pse një gjë e tillë nuk lejohej. Ai gjithashtu ka shitur armë edhe për regjimet terroriste në Irak dhe Liberi.