e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Tragjedi ne Hong Kong, perplasja e anijeve shkakton dhjetra te vdekur

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Tragjedi ne Hong Kong, perplasja e anijeve shkakton dhjetra te vdekur
Një përplasje mes dy anijeve me pasagjerë në ujërat e Hong Kong-ut ka lënë të paktën 37 të vdekur. Zyrtarët thonë se njëra nga anijet mbante më shumë se 120 njerëz u ajo u mbyt natës të së hënës pranë ushullit Lamma. 28 persona u shpalle të vdekur në vendin e ngjarjes e rreth 100 të tjerë janë në spital, tetë prej të cilëve u raportuan më vonë të vdekur.

Një operacion kërkim-shpëtimi në det është ende në vazhdim për të kërkuar të mbijetuar. Teksa gjashtë anëtarët e ekuipazhit e dy anijeve që u përplasen janë arrestuar. Qeveria e Hong Kongut në një deklaratë tha: “Mbi 100 persona u dërguan në pesë spitale gjatë incidentit, nëntë prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë në gjendje kritike”.

Ndryshe nga Kina kontinentale, aksidentet e transportit rezultojnë në viktima jashtëzakonisht të rralla në Hong Kong. Ky qytet prej më shumë se shtatë milionë njerëz krenohet për format efikase të transportit masiv, me rrugë nëntokësore dhe ato nga deti. BBC-ja shkruan sot se mijëra njerëz marrin tragetet e planifikuara rregullisht nga ishujt kryesore në Hong Kong për territoret periferike të tilla si Lamma Island, e cila është një zonë shumë e famshme për të turistë dhe banorë.

“Brenda 10 minutash, anija kishte zhytur. Ne duhej të prisnim të paktën 20 minuta para se të na shpëtonin”- citon agjencia ‘Reuters’ një dëshmitar. ”Ne menduam se do të vdesim. Ishim bllokuar brenda”,- tha një grua tjetër.

Përplasja ka ndodhur gjatë një kohë të udhëtimit të pasagjerëve në Hong Kong, në fund të një fundjavë pushimi që shënoi festimet e Ditës Kombëtare të Kinës, më 1 tetor. Lamma shtrihet 3km (dy milje) në jugperëndim të ishullit Hong Kong dhe është e njohur për turistë dhe emigrantë. Hong Kongu është një nga kanalet më të ngarkuara në botë të anijeve, por anijet e saj kanë një rekord të mirë të sigurisë.