e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shqiptaret gjykojne ndeshjen Spanje-Bolivi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shqiptaret gjykojne ndeshjen Spanje-Bolivi

Ndeshja miqësore midis Spanjës dhe Bolivisë do të gjykohet nga gjyqtarë shqiptar. Lorenc Jemini dhe dy ndihmësit e tij anësorë Ermal Barushi e Denis Rexha do të jenë gjyqtarët e ndeshjes miqësore e cila do të zhvillohet më 30 maj. Kampionët në fuqi të botës do të përballen ndaj shtetit latin të Bolivisë në Sevilla, si parapërgatitje për Botërorin Brasil 2014. Edhe në ndeshjen miqësore që përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë ndaj kombëtares turke, gjyqtarët e ndeshjes do të jenë nga Shqipëria. Bardhyl Pashaji dhe ndihmësit e tij Rejdi Avdo e Ridiger Çokaj do të gjykojnë miqësoren e dytë për Kosovën e cila do të luhet më 21 maj në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës.