Lista e Belgjikes, Adnani ne Boteror
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Futbollisti shqiptar, Adnan Januzaj, është ftuar nga përzgjedhësi i Belgjikës për Botërorin, Brazili 2014. Trajneri i Belgjikës, Marc Wilmots, ka konfirmuar listën e lojtarëve që do t'i ftojë në Botëror dhe një prej tyre është edhe Adnani. Ka kohë që është konfirmuar se Adnani dëshiron të luajë për Belgjikën, edhe pse ishte lidhur që të përfaqësojë Shëipërinë dhe Kosovën.
Wilmots e ka konfirmuar listën prej 24 lojtarëve, ku brenda pak ditësh do të largohet një prej portierëve. Në listë janë të përfshirë edhe Thibaut Courtois dhe Eden Hazard. Në Botëor Belgjika do të përballet me Rusinë, Korenë e Jugut dhe Algjerinë.