Shqiperia prane statusit, BE i lehteson kriteret
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Shqipëria është shumë pranë arritjes së objektivit për të marrë statusin e kandidatit për anëtar i Bashkimit Evropian. Sipas burimeve të besueshme diplomatike, ekspertët e Komisionit Evropian kanë hequr nga plani i veprimit disa pika që e lehtësojnë mjaftueshëm realizimin e kritereve të vendosura në lidhje me reformimin e sistemit të drejtësisë. Kështu, janë hequr nga Plani i Veprimit i vitit 2012 ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin e Procedurës Civile, që kane qenë parashikuar në Planin e Veprimit për këtë rekomandim në pikën 7 në draftin e vitit 2011, por që nuk ishin realizuar.
Gjithashtu, është hequr nga ky plan hartimi dhe miratimi i Kodit te ri te Procedurave Administrative, i cili ka qenë theksuar në Planin e Veprimit në vitin 2011. Qeveria nuk arriti ta realizonte edhe këtë pikë për shkak të mungesës së konsensusit, pasi kërkoheshin edhe votat e opozitës. Në BE duket se i dinë mirë punët tona. E kush nuk e di konfliktin e qeverisë me Presidentin Topi për KLD-në dhe kompetencat e saj. Hartimi dhe miratimi i ndryshimeve në ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë (çështja e konfliktit ndërmjet dy inspektorateve, të Ministrisë së Drejtësisë dhe të KLD-së), ka qenë parashikuar në Planin e Veprimit për këtë rekomandim në vitin 2011. Sigurisht nuk është realizuar. BE na lehtëson dhe na i heq këtë pikë nga plani i veprimit të këtij viti.
Ndërkaq BE vlerëson masat e parashikuara, por ekspertët e saj shtojnë se duhet të plotësohen edhe me të tjera detyra si: Kryerja e një analize mbi përcaktimet ligjore dhe problematikat në praktikë të afateve procedurale të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile dhe në Kodin e Procedurës Penale për trajtimin e çështjeve të cilat lidhen me të miturit, viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare etj, ekzekutimin vendimeve lidhur me këto subjekte; Ne përfundim te procesit të analizës, sugjerojnë ekspertët evropianë,- duhet të bëhet përgatitja e përmirësimeve ligjore në KPrCivile dhe KPrPenale. Të gjitha këto synonin transparencë dhe efikasitet të sistemit të drejtësisë, por që duken të pamundura për shkak të qëndrimeve politike aspak konsensuale.
Nëpunësi civil
Ekspertët vërejnë se në brendinë rekomandimit për zbatimin e vendimeve gjyqësore për nëpunësit civil duhet plotësuar me masa dhe fonde konkrete për ekzekutimin e këtyre vendimeve. Lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit te Ligjit për nëpunësin civil, konstatohet se ky objektiv ka si institucion përgjegjës vetëm KSHC te parashikuar në plan, ndërkohë që DAP (Departamenti i Admnistratës civile) sipas ligjit ka gjithashtu funksione për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit nga ministritë dhe institucionet e pavarura. Sipas tyre, duhet të ketë masa konkrete për mbikëqyrjen e këtyre proceseve nga DAP.
Zbatimi i vendimeve gjyqësore
Parashikimi në këtë objektiv i vetëm dy masave ligjore, sipas ekspertëve të BE, nuk plotëson arritjen e këtij objektivi (ndryshimet në ligjin për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror dhe ligjin për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat). Ekspertët e BE rekomandojnë që për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës në të cilat debitor është shteti të përfshihen parashikimi i fondeve konkrete të përcaktuara në buxhetin e vitit 2012 për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
Lidhur me rekomandimin “Te drejtat e pronësisë” Komisioni Evropian evidenton në mënyrë të veçantë se ka shtyrje ne kohe e realizimit te detyrimeve te parashikuara ne YKM 350/2011 “Plan veprimi i Këshillit te Ministrave për çështjet e pronave dhe zbatimin e vendimeve te Gjykatës se Strasburgut”, për disa çështje si: Agjencia për Prodhimin e Hartave te Standardizuara, metodologjisë me te cilën do te kryhet standardizimi i hartave, përfundimit te disa proceseve te parashikuara ne te (ndryshimet e ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave etj). -zbatimi i vendimeve te Gjykatës se Strasburgut. Ndërkaq, nuk janë më parë me sy të mirë nga Brukseli lajmet e fundit nga Tirana që tregojnë mungesë kujdesi për strehimin e familjeve të komunitetit rom. Pavarësisht problemeve të dukshme, nën klimën e re politike mes PD dhe PS, si dhe deklaratave pozitive e shpresëdhënëse të bëra nga Ambasadori i BE në Tiranë, Etore Sequi, ka shumë gjasa që në vjeshtë Shqipëria të marrë statusin e kandidatit për në BE.