e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

AK apel Maqedonise qe te distancohet nga incidentet: Po i vini flaken vetes

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
AK apel Maqedonise qe te distancohet nga incidentet: Po i vini flaken vetes
Pas publikimit të videos së djegies së flamurit shqiptar nga organizata maqedonase e njohur si “Organizata Kristiane”, ka reaguar Aleanca Kuqezi. Në videon e publikuar i vihet flaka flamurit shqiptar dhe hidhen parulla raciste antishqiptare. Në reagimin e AK-së thuhet se “provokimet e Maqedonisë po kalojnë çdo kufi”. “Mos guxoni të prekni flamurin kombëtar, distancohuni nga zjarrvënësit”, thuhet në reagimin e AK-së. Aleanca Kuqezi duke theksuar se me këto veprime “Maqedonia po i vë jarin vetës” u ka bërë apel SHBA-së dhe BE-së “parandaloni çmendurinë sa nuk është vonë”.

Djegia e flamurit vjen dy javë pasi dy shqiptar u vranë nga një polic maqedonas ndërsa ditët e fundit disa nxënës shqiptar janë rrahur në mënyrë barbare nga maqedonasit. Dhuna është dënuar edhe nga Komisioni Evropian, i cili ka theksuar se “i bëjmë thirrje të gjithëve të respektojnë shtetin e së drejtës”. Video e organizatës Kristiane (Hristianska Organizacija) nxjerr në sfond persona të maskuar që nën përcjelljen e këngës djegin flamurin shqiptar. Ata bëjnë thirrje për bashkimin e të krishterëve kundër shqiptarëve për zhdukjen e tyre. Gjatë tërë videos së publikuar vijojnë titra në gjuhën angleze për të kuptuar mesazhin e tyre.