AKIP mbledh 60 mije firma kunder importit te plehrave: Ne KQZ kerkesa per referendum
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Aleanca Kundër Importimit të Plehrave njoftoi se ka mbledhur 60 mijë firma të qytetarëve shqiptarë, listën e të cilave do t’ia dërgojë nesër KQZ-së. Me firmosjen e peticionit nga qytetarët, AKIP pret organizimin e një referendum popullor, përmes të cilit qytetarët shqiptarë do të shprehen në lidhje me çështjen e importit të mbeturinave në vendin tonë. Sipas një prej aktivistëve kryesorë të AKIP, Ardian Klosi, një iniciativë e tillë vjen nga populli dhe si e tillë duhet respektuar. Aksioni i AKIP është përshëndetur edhe nga ambasadorja e Britanisë së Madhe në Shqipëri, Fiona Mcwllham. “Parimi i një referendumi është evropian dhe demokratik”, është shprehur ajo.