Shqiperia, pjese e gares nderkombetare te anijeve me vela
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
17 anije me vela mbërritën dje në brigjet e Sarandës për të zhvilluar garën ndërkombëtare të anijeve me vela (veliera), në të cilën u përfshi edhe Shqipëria. Gara nisi pasditen e së shtunës në ishullin e Korfuzit dhe finishi i saj ishte fanari i parë në Gjirin e Sarandës. Tre çmime do të shpërndahen për garuesit në Kalanë e Lëkurësit. Kryetari i bashkisë së Sarandës e quajti një sukses përfshirjen e Shqipërisë deh brigjeve të saj në axhendën e përvitshme të organizimit të kësaj gare ndërkombëtare me veliera.