e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bayerni dhuron 255 karrige per nje shkolle ne Maqedoni

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bayerni dhuron 255 karrige per nje shkolle ne Maqedoni

Kampioni botëror (KF Bayern) i Gjermanisë ka dhuruar 255 ulëse për stadiumin e një shkolle me emrin e komandantit të UCK-së (ish-luftar i UCPMB-së) “Nuri Mazari” në Delogozhdë të Maqedonisë. 

‘Presheva jonë’ bën me dije se KF Bayern i Gjermanisë ka dhuruar 255 ulëse për stadiumin e një shkolle të vogël në një fshat shqiptar në Maqedoni (Delogozhë) që mban emrin e komandantit të UCK-së ”Nuri Mazari”, njëherazi ish-luftëtar i UCPMB-së qe luftoi në në frontet e Luginës së Preshevës kundër okupatorit serb. 

Një anëtar i Shoqatës, Kreshnik Dervishi, ka për shumë vite që është përkrahës dhe besnik i “Bayern”-it si dhe pjesë e organizatës ndërkombëtare tifoz FCBWW (FC Bayern World Wide). Ai shkroi në FC Bayern duke i kërkuar ndihmë për shkollën dhe FC Bayern pa hezituar i është përgjigj pozitivisht kërkesës për t’i ndarë këto karriga për nxënësit e kësaj skolle . 

Ky gjest sdado i vogël i FC Bayern për këtë fshat të vogël në Maqedoni i bëri të lumtur shumë fëmijë shqiptarë ka shrkua gazeta gjermane “TZ.de”.