Shqiperia 'parkon autobusin', me pese mbrojtes dhe vetem nje sulmues
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pa gjashtë titullarë, me probleme në qendër të mbrojtjes (mungojnë Teli e Curri), të “arnuar” në mesfushë (Lala, Agolli e Skela nuk luajnë) dhe pa Erjon Bogdanin që i jep frymëmarrje skuadrës, Shqipëria nuk ka shumë alternativa. Në Francë kuqezinjtë do të zbresin në fushën e lojës me synimin për t’u mbrojtur me të gjitha forcat, e më pas – gjithmonë nëse do të jepet mundësia – për të tentuar të rrezikojnë me kundërsulme. Praktikisht, përfaqësuesja do të “parkojë autobusin” përpara portës së mbrojtur nga Samir Ujkani. Trajneri Josip Kuzhe e ka të qartë se me një ekip si Franca, mbi të gjitha jashtë fushe dhe me kaq shumë mungesa, mbrojtja e përforcuar është e vetmja mënyrë loje që mund të praktikohet. Për këtë arsye, ai ka zgjedhur të përdorë taktikën me 5 mbrojtës, ku Lorik Cana do të jetë në rolin e “liberos”. Përkrah kapitenit në qendër do të luajnë dy lojtarë, sipas gjasave Lila dhe Dallku, Vangjeli do të jetë në krahun e majtë, ndërsa nga e djathta ekziston hipoteza Muzaka, që do të ketë detyrën të ndihmojë mbrojtjen, por edhe të dalë në aksionet ofensive.
Mbrojtja me pesë lojtarë përforcohet nga dyshja e mesfushës me Bulkun (nëse rikuperohet në kohë) dhe Duro. Në krahun e djathtë pritet të luajë Hyka, ndërsa në të majtin ka balotazh mes Gilman Likës dhe Odise Roshit. Hamdi Salihi do të jetë lojtari i vetëm në sulm. Në këtë mënyrë, Kuzhe shpreson të bllokojë taktikën 4-5-1 të Francës (4-2-3-1) me katër lojtarë ofensivë. Të martën, drejtuesi i stolit ka zhvilluar një analizë me skuadrën. Për afro një orë e gjysmë, stafi teknik i Kombëtares dhe lojtarët kanë studiuar pamjet filmike të ndeshjes së luajtur në muajin shtator me Francën në “Qemal Stafa”, të fituar 2-1 nga blutë. Kroati e vendosi theksin te mbrojtja e kujdesshme, duke nënvijëzuar se francezët krijuan vetëm tre sulme të rrezikshme, nga të cilat e dërguan dy herë topin në rrjetë.