Shqiperia mbetet jashte Europianit ne peshengritje?

Shqiperia mbetet jashte Europianit ne peshengritje?

Ndonëse peshëngritja duket sikur është sporti më i suksesshëm në Shqipëri, mangësitë organizative të Federatës Shqiptare mund ta lënë jashtë Kampionatit Europian vendin tonë. Nuk është dopingu këtë herë ai që rrezikon pjesëmarrjen e Shqipërisë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që do të zhvillohet prillin e ardhshëm në Tbilisi të Gjeorgjisë, por nga mangësitë organizative të Federatës Shqiptare në ndjekjen e procedurave në lidhje me Federatën Europian. Shqipëria i shpëtoi një  furtune disiplinore në lidhje me rastet e dopingut, por tashmë rrezikon të mos marrë pjesë në Europian për shkak të mosplotësimit në kohë nga ana e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes të listës me emrat e sportistëve që do të marrin pjesë në kampionat.

Vendit tonë i ka mbaruar afati për të plotësuar listën e akreditimit të sportistëve. Federata Shqiptare i ka kërkuar Federatës Europiane kodin dhe fjalëkalimin për ta kryer me postë elektronike këtë proces. Në përgjigje të kësaj kërkese Sekretari i përgjithshëm i Federatës Europiane Hasan Akkus i ka dërguar në datën 20 shkurt një emal palës shqiptare ku nënvizon  se pavarësisht shumë emaileve ku i kujtonte Federatës shqiptare afatet për plotësimin e procedurave nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ana e saj, duke komunikuar se afati përfundimtar për regjistrimin e sportistëve ka qenë data 6 shkurt, dhe pas saj sekretariati i Federatës Europiane nuk mund të pranojë më asnjë listë.

Pas këtij komunikimi mes dy federatave, pala shqiptare tashmë shpreson për të gjetur mirëkuptimin e Federatës Europiane për shkak të problematikës që ka përjetuar peshëngritja shqiptareve pas rasteve të dopingut. Pak ditë më parë FSHP-ja bëri të ditur se për të përfaqësuar Shqipërinë në Tbilisi janë përzgjedhur 3 sportistë, Erkand Qerimaj, Sopot Sula dhe Shqiponja Brahja, por tashmë pjesëmarrja e tyre në Europian është seriozisht në pikëpyetje.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama