Kupa e Botes mund te luhet ne nentor
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Kupa e Botës 2022 do të luhet në muajt nëntor dhe dhjetor, rekomandon FIFA. Zyrtarët e Federatës Botërore të Futbollit u takuan në Doha për të diskutuar mbi pikëpyetjen për zhvillimin e kampionatit në verë pasi kjo do të rrezikonte shëndetin e lojtarëve dhe tifozëve.
Temperaturat verore në Katar pritet të shkojnë deri në 40 gradë celcius, ndërsa në nëntor dhe dhjetor kjo temperaturë zbret me -20. Ky rekomandim do të merret në shqyrtim nga Komisioni Ekzekutiv i FIFA-s në mbledhjen e 19 dhe 20 marsit që do të zhvillohet në Zyrih. Gjithashtu rekomandohet që botërori ndryshe nga sa jemi mësuar zakonisht, këtë herë duhet të zgjasë më pak ditë. Por nuk ka plane për reduktimin e numrit të ekipeve apo ndeshjeve.