Shqiperia ka futbollin me te korruptuar
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shqipëria ka një ndër kampionatet më të dobëta në Evropë, sa i takon futbollit, por qëndron në krye për shitjen apo trukimin e ndeshjeve. Agjencia sportive “SportRadar”, që analizon ndeshjet e trukura në Evropë, ka publikuar një raport, ku vlerësohet se në Shqipëri janë fiksuar rezultatet e 97 ndeshjeve. UEFA shpeshherë ka kërkuar nga Federata Shqiptare e Futbollit që të hetohen ndeshjet kualifikuese për në kupat e Evropës por edhe ato në kampionatin shqiptar pasi ka pasur dyshime për fiksim të rezultatit në tavolinë. Pas Shqipërisë renditet Italia, që “SportRadar”, vlerëson se janë manipuluar 70 ndeshje futbolli. Ky raporton vlerëson ndeshjet e luajtur nga 27 qershori 2009 deri më 22 nëntor 2012. “SportRadar”, nuk ka bërë të ditur se për cilat ndeshje bëhet fjalë se janë trukuar.
Renditja sipas “SportRada”
1. Shqipëri 97 ndeshje
2. Itali 70
3. Moldavi 66
4. Estoni 46
5. Greqi 45
6. Rusi 42
7. Maqedoni 37
8. Bullgari 35
9. Letoni 31
10. Lituani 31
Renditja sipas “SportRada”
1. Shqipëri 97 ndeshje
2. Itali 70
3. Moldavi 66
4. Estoni 46
5. Greqi 45
6. Rusi 42
7. Maqedoni 37
8. Bullgari 35
9. Letoni 31
10. Lituani 31