e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mario Baloteli, tatuazh me thenien e Genghis Khan: Jam ndeshkuesi i derguar nga Zoti

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mario Baloteli, tatuazh me thenien e Genghis Khan: Jam ndeshkuesi i derguar nga Zoti
Mario Baloteli shënoi golin e parë në Premier Ligë këtë sezon, mbrëmjen e djeshme ndaj Uigan. Dhe, për të festuar fitoren nuk shkoi me shokët e vet, por vendosi që të bëjë një tatuazh shumë arrogant, ashtu siç janë shpesh herë sjelljet e tij.

Baloteli vendosi që të bëjë si tatuazh një thënie të famshme të  Genghis Khan.

“Unë jam ndëshkuesi i dërguar nga Zoti. Nëse ju nuk do të kishit kryer mëkate të mëdha, Perëndia nuk do të kishte dërguar një ndëshkues si unë mbi ju”, është thënia e Genghis Khan, të cilin Baloteli e ka bërë si tatuazh në trup.