Shqiperia e mbyll e parafundit, s'ka fitore nderi ndaj Rumanise!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ka nisur me një befasi të hidhur, por ndoshta të pritshme, ndeshja me Rumaninë. Tifozët kuqezinj, si kurrë më parë, e kanë braktisur kombëtaren e tyre. Të zhgënjyer pafund nga benjaminët kuqezinj, që performancës së dobët në gjysmën e dytë të këtij edicioni kualifikues, që pas fitores me Bjellorusinë në Tiranë, i vunë “vulën” e turpit me humbjen në Luksemburg, nuk kanë preferuar të jenë të pranishëm në stadiumin “Qemal Stafa” kësaj here. Edhe ata rreth 2 mijë tifozë në total, që kanë bërë të kundërtën, kanë shpërthyer në një moment zemërimi, duke hedhur fishekzjarre në fushën e lojës, sapo ka shënuar Rumania, duke bërë që ndeshja të ndërpritej për gati 5 minuta. Pas katër humbjeve radhazi, dy herë ndaj Francës, një herë në Bosnjë dhe ajo në Luksemburg, Shqipëria e futbollit nuk ka arritur dot ta mbyllë me nder.
Edhe pse përballë saj luante një Rumani me plot 7 mungesa titullarësh, edhe pse kuqezinjtë u betuan para sfidës për hakmarrje të disfatës turpëruese më 2007-tën, 6-1 në Bukuresht, kur drejtoheshim nga Oto Bariç. Sepse hakmarrja do këllqe, të cilat formacioni aktual i kombëtares sonë nuk i ka në nivelin e duhur. Goli i Salihit, në minutën e 24-t, vërtet e ka ngrohur sadopak atmosferën e ftohtë dhe të zbrazët në “Qemal Stafa”, por nuk ka arritur t’i japë Shëqipërisë të ashtuquajturën fitore nderi. Sepse rumunët, në pjesën e dytë, kanë arritur të vendosin dalëngadalë diktatin e tyre në fushën e blertë, derisa kanë gjetur edhe golin e barazimit, në minutën e 77-të, me anë të Luchin. Në këtë mënyrë, kombëtarja jonë, pas 10 ndeshjeve të zhvilluara në grupin D kualifikues të “Euro 2012”, e mbyll në vendin e parafundit, në kuotën e 9 pikëve, duke lënë pas vetëm Luksemburgun.
Shqipëri-Rumani 1-1
Shënues: Salihi 24’ / Luchu 77’
Shqipëria: Ujkani – Lila, Dalku, Cana, Roshi (Muzaka 82’), Lilaj, Lala, Teli, Salihi, Bakaj (Hyka 67’), Bogdani (Januzi 46’)
Trajner: J.Kuzhe
Rumania: S.Lung – Luchin, Tamaş, D. Goian, Latovlevici – Nicoliţă (Torje 64’), Lazăr (Bucur 88’), Bourceanu, Cociş – Marica (Stancu 49’), Mutu. Trajner: T.V.Piturca
Kartonë të verdhë: Januzi / Nicolita