Lala: Sot 100% te motivuar per ti mundur rumunet
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Plotësimi i numrit të kartonëve i mohoi Kombëtares shërbimin shumë të vyer të Altin Lalës në mesfushë ndaj Francës të premten, por sot kundër Rumanisë ai do të jetë në fushë si kapiten dhe i bindur për të marrë një fitore për të mbyllur me nder eliminatoret e Euro 2012. “Shpresojmë që të zhvillojmë një ndeshje të mirë, meqë është edhe ndeshja e fundit, dhe ku kemi pasur rezultate negative. Duam ta mbyllim me rezultat pozitiv. Natyrisht që Rumania është ekip i vështirë, ka lojtarë shumë të mirë.
Por ne duhet të impenjohemi dhe pavarësisht se ndeshja e fundit nuk e ka motivacionin e duhur, te ne ka angazhim dhe motivacion për të marrë një fitore ndaj Rumanisë. Jemi të gjithë 100% të motivuar”. Në ndeshjen e parë në Bukuresht kuqezinjtë morën një barazim 1-1, fryt i një loje të mirë, por kapiteni i rikthyer mendon se çdo ndeshje ka historinë e vet dhe thekson se skuadra është në gjendje të mirë dhe ka besim se mund ta fitojë këtë përballje. Megjithatë gjuha shkon atje ku dhemb dhëmbi, te katër humbjet e njëpasnjëshme.
Në syrin e cikolinit ka përfunduar trajneri Kuzhe, drejt të cilit është drejtuar gishti i fajtorit. Por Lala nuk mendon kështu dhe në një farë mënyre i del në mbrojtje. “Nuk ka lidhje kjo të ketë faj trajneri..., sqaron mesfushori. Futbolli është sport skuadre dhe në fushë lojtarët vendosin. Unë mund të them se kemi bërë dhe gabime. Dhe nga gabimet ndëshkohesh gjithmonë. S’ka lidhje fare me trajnerin. Lojtarët në fushë duhet të jenë në 100% dhe s’ka lidhje me teknikun”. Kjo Shqipëri nuk ka treguar qëndrueshmëri loje. Ndaj Bjellorusisë zhvilloi një ndeshje të madhe. Por që nga Bosnja e më pas Franca e Luksemburgu shkërmoqen gjithçka.
“Në ndeshjen e parë me Francën luajtëm një pjesë të dytë të mirë. Mos t’i kthehemi Luksemburgut, pasi ishte një ndeshje e dobët dhe më negative e jona. Nëse fitonim me Luksemburgun ne tani luanim për vend të tretë, pasi ishim në lojë plotësisht. Por një fitore me Rumaninë na rikuperon mjaft. Ndaj Francës e nisëm mirë, por ne u ndëshkuam nga gabime individuale. Kjo është ajo që shpeshherë na ka ndaluar të marrim rezultate pozitive. Ishte gjynah që pësuam gola aq të lehtë. Duheshin shmangur, përfundoi Lala, i cili do të luajë sot ndeshjen e fundit zyrtare dhe do ta mbyllë karrierën kuqezi me miqësoren ndaj Azerbajxhanit.