e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Shqiperia 1 vit ne NATO, perplasja Rama-Berisha

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Shqiperia 1 vit ne NATO, perplasja Rama-Berisha
TIRANE-Dje u mbush viti nga dita kur Shqiperia mori miratimin per tu bere pjese e strukturave te NATO-s. Anetaresimi i ketij vendi ish-komunist ne bllokun ushtarak me te fuqishem ne Bote beri jehone te madhe. Autoritetet shqiptare vleresuan sot diten sipas tyre historike per Shqiperine, pas festen me te madhe kombetare, ate te Pavaresise. Por ndersa qeveria vleresoi se Shqiperia e meritoi vendin si anetare e strukturave ushtarake te NATO, kreu i opozites akuzoi qeverine se ka shkelur parimet e NATO-s duke nisur qe nga kundershtia per ti bere transparence te plote zgjedhjeve te 28 Qershroit 2009.

Rama: 1 vit në NATO e gjeti Shqipërinë në protesta
Kryetari i Socialistëve Edi Rama vlerësoi sot në një konferencë për shtyp se 1 vit i Shqipërisë në NATO ka qënë një vit plot padrejtësi të bëra nga qeveria karshi vullnetit të lirë të popullit për transparencë, duke sjelle keshtu shkeljen e parimeve te vendosura nga NATO. “Drejtësia dhe liria kanë qëën nën kërcënimin e vazhdueshëm. Ky është bilanci në këtë 1 vjetor të Shqipërisë në NATO. Ky përvjetor i parë i hyrjes në aleancën e parimeve dhe vlerave të demokracisë, na gjen në mungesë të garancive më elementare për qytetarët. Deformimi I vullnetit të popullit që I pati rrënjët tek zgjedhjet. Në një vit pati protesta në gjithë vendin”, tha Rama.

Sipas kreut të socialistëve, protestat po vijojnë edhe në këtë nisje të vitit të dytë të Shqipërisë si vend aleat I NATO. “Protastat do të jenë në gjithë vendin dhe do të kulmojnë në Tiranë në 30 Prill”.

Arsyet që Rama renditi për protestat janë pikërisht grabitja e votave dhe cdo hapësirë tjetër transparence. “Pasi u grabitën votat, po grabitet përditë hapësira e lirë ekonomike, shoqërore e politike në këtë vend. Sot i ndalohet shqipëtarëv e drejta themelore e trasnparencës, ndërkohë shqiptarëve u vijnë përditë fatura dhe vendimarrje jo transparente që burojnë nga padituria e një pushteti që rëndon përditë e më shumë tek qytetarët”, tha Rama.

I pyetur nga mediat se kush do tëb jenë planet e tjera pas protestave, rama tha se nuk do të ndalet “protesta, protesta dhe vetëm protesta, ky është plani A, B, C, protestat”, theksoi Rama.

Ndërsa lidhur me konfliktin më të fundit të Bashkisë së Tiranës me qeverinë për sheshin “Skënderbej”, Rama akuzoi Berishën se cdo ditë gjen nga një arsye për të ngatërruar edhe më shumë cështjet e vendit. “Cdo ditë kryeministrit i duhet një shesh për të bërë përshesh. E gjithë Shqipëria është futur në përsheshin e 28 Qershorit, nga burojnë të gjitha vërtetat e hidhura dhe lajmet e papëlqyeshme që shqiptarët marrin në aspektin e ekonomisë familjare”.

Berisha: Shqipëria kreu zgjedhje të lira, sic rekomandonte NATO
Kryeministri Sali Berisha theksoi sot se Shqipëria pati shumë arritje të mëdha pas anëtarësimit në NATO. “Brenda këtij viti Shqipëria zhvilloi zgjedhjet më të mira në historinë e saj dhe dihet që zgjedhjet e lira ishin kusht nga NATO”, tha Berisha në një konference jubilare me rastin e 1 Vjetorit të Antaresimit të Shqiperisë në NATO.
Sipas Berishës më dëshmitë që Shqipëria plotëson kriteret për të qënë anëtare e denjë e strukturave ndërkombëtare, "vendit tone,- tha Berisha,- iu hapën njëkohësisht dhe rrugë për në Bashkimin Europian". “Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, sipas Kryeministrit Berisha, u bë një nxitje shumë e madhe për disa ngjarje të tjera të mëdha në rrafshin e integrimit europian të vendit. "Ne merituam të votëbesoheshim nga qeveritë e 27 vendeve anëtare të BE-së për statusin e kandidatit. Mbi këtë vendim u bë edhe dorëzimi i pyetësorit prej 2284 pyetjeve. Anëtarësimi në NATO ishte një nxitje e madhe edhe për procesin e liberalizimit të vizave", tha Kryeministri.
Kryeministri kërkoi që me të njëjtin seriozitet që u punua për anëtarësimin në NATO, të punohet edhe për anëtarësimin në BE. "Ky është një proces kompleks, që kalon në reforma të thella ekonomike, sociale dhe të gjithanshme, por secila nga këto reforma zgjeron dhe konsolidon më tej liritë e qytetarëve".

Me pas Kryeministri Sali Berisha nenvizoi sot, se “në një vit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, forcat e armatosura kanë njohur zhvillime të reja , kanë thelluar reformat në të gjitha fushat, kemi përmbushur me përgjegjësi të plotë, kompetencë të plotë, të gjitha misionet që u ndërmorën gjatë këtij viti. “Kjo ishte një dëshmi e shkëlqyer e aftësive tona si një një ushtri aleate e denjë e NATO-s", tha kryeministri në konferencen jubilare me rastin e 1 Vjetorit të Antaresimit të Shqiperisë në NATO.

Në vazhdim te fjalës se tij përshëndetëse, me kete rast kryeministri Sali Berisha nënvizoi gjithashtu se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO shënon ngjarjen më të madhe për Shqipërinë, pas shpalljes së pavarësisë. "Anëtarësimi në NATO përbën ngjarjen më të madhe për kombin në fushën e sigurisë dhe shënon një epokë të re të kalimit nga mbijetesa, në ndërtimin e një të ardhme të sigurt mbi vlerat e lirisë.

Berisha tha se përpjekjet e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO zgjatën me vite, por mirënjohja sipas kreut të ekzekutivit shqiptar I takon më së shumti SHBA-ve, konkretisht 2 presidentëve të fundit. “Mirennjohje Bushit, i cili ne viziten e tij historike ne Tirane do garantonte që shqiptaret do anetaresoheshin ne NATO. Falenderoj Presidentin Obama që do mirepriste dhe mbështeste anëtaresimin”, theksoi Berisha.

d.b/BalkanWeb