Financimet e pista, bum rastesh per vitin 2009
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
TIRANE-Njesia e Inteligjences Financiare gjate vitit 2009 ka raportuar ne organet e zbatimit te ligjit 194 raste te dyshimta per pastrim parash dhe financim te terrorizmit. Gazeta Shqiptare beri te ditur sot se numri i referimeve eshte pothuajse tri here me i madh ne krahasim me vitin 2008 dhe 27 here me shume se ne vitin 2007.
Ne raportin vjetor te ketij institucioni, te depozituar per miratim ne Kuvend, saktesohet se 59 raste prej tyre jane derguar ne organin e Prokurorise per investigime dhe ndjekje te metejshme. Per 31 raste behet e ditur se organi i akuzes ka filluar menjehere procedimin penal. Nga ana tjeter, Drejtoria e Parandalimit te Pastrimit te Parave ben te ditur se 135 raste te dyshimta i ka derguar prane policise se Shtetit, ndersa ne shume te tjera po operohet me gjoba.
Ne baze te ketyre aksioneve jane ngrire milione euro llogari bankare ne perputhje me afatet e parashikuara nga ligji dhe referimet jane bere menjehere prane organeve ligjzbatuese per kompetence dhe veprim. Gazeta Shqiptare shpjegon gjithashtu ne numrin e sotem se kjo eshte arritur fale shkembimit te informacionit ndermjet DPPP-se dhe Sherbimit Informativ Shteteror.
(d.b/BalkanWeb)