e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Nese Shqiperia nuk integrohet, faji do te jete i Berishes dhe Rames

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Nese Shqiperia nuk integrohet, faji do te  jete i Berishes dhe Rames
Ne fund te mandatit te tij ne vitin 2014, Komisioneri i Politikave te Zgjerimit te BE-se, Stefan Fule shpreson te kete arritur aq sa duhet dhe ndihmuar qytetaret e BE-se t’i shohin me qarte perfitimet e nje Evrope te zgjeruar. Ne nje interviste dhene per agjencine “EurActi”, Fule flet mbi gjithçka, pa harruar edhe Shqiperine. Ai ka theksuar se pergjegjesia bie mbi dy partite kryesore. "Mesazhi im per Tiranen eshte shume i qarte. Pergjegjesia bie mbi dy partite politike; partia ne pushtet dhe opozita. Une shpreh shqetesim per stabilitetin e institucioneve demokratike dhe mungesen e dialogut ne Parlament”, thekson Fule.

Zoti Fule, ju keni qene shume aktiv ne javet e fundit qe kur keni marre postin e komisionerit te zgjerimit te BE-se? Po a iu pelqen puna e re?

Po, shume. Po shijoj çdo minute te sajen. Duhet te them se eshte sfide mjaft madhe te kombinosh zgjerimin dhe politikat e grupit, dhe mbulimin e vendeve individuale me nje dimension juglindor. Po punoj gjithashtu me Cathy Ashton dhe koleget e vendeve anetare mbi menyren si te pershtatim Sherbimin e Aksionit te Jashtem Evropian (EEAS) e te sigurojme qe sipas traktatit te Lisbones BE te kete nje politike te jashtme te forte dhe uniforme. Kjo eshte sfide.

Ju permendet shefen e puneve te Jashtme te BE-se, Catherine Ashton, por nuk eshte akoma e qarte se çfare marredhenie pune do kete mes EEAS dhe sherbimeve tuaja. A mendoni se mund te gjendet nje zgjidhje e kenaqshme qe te mos cenoje kompetencat tuaja?

Por eshte e qarte: Traktati i Lisbones nuk ka ndryshuar ndonje gje per sa i perket kompetencave te Komisionit dhe Politikave te Jashtme dhe te Sigurise (CFSP). Ne kemi punuar shume me Catherine Ashton per t’u siguruar se mund ta bashkerendisim Komunitetin Evropian dhe CFSP ne nje ze te vetem te BE-se. Meqe po flasim per zgjerimin, duket se Kroacia mund ta perfundoje procesin e negocimit kete vit. Por ka akoma disa probleme siç eshte çeshtja e kantierit detar qe po bllokon aktualisht kete kapitull.

A nuk eshte e qarte qe nese do kete apo jo nje mekanizem monitorues per Kroacine si ato per Bullgarine dhe Rumanine. Cili eshte mendimi juaj mbi kete?

Se pari Kroacia ka bere progres te jashtezakonshem ne muajt e fundit dhe ne jemi ne fazen finale te negociatave te pranimit. Nuk shoh ndonje sfide, te cilen Kroacia nuk do jete ne gjendje ta tejkaloje me asistencen e Komisioni Evropian. Ne jemi shume te fokusuar ne cilesine negociatave te pranimit saqe spekulimi mbi mekanizmin e monitorimit eventual nuk ka vend ne kete rast dhe une i marr pergjegjesite e mia shume seriozisht ne kete çeshtje. Une nuk jam ne biznesin e pranimit te nje vendi ne BE qe kerkon nje mekanizem te tille. Jane nxene shume mesime nga zgjerimet e meparshme dhe ne po i marrim te gjitha parasysh.

Ju thoni “mesime”, por kjo eshte nje menyre diplomatike per te thene “kemi mesuar nga gabimet”. A ishte pranimi i Bullgarise dhe Rumanise ne  vitin 2007 nje gabim?

Jo, une mendoj se i gjithe procesi i zgjerimit ishte pergjithesisht sukses. Çdo proces pranimi ka sfidat e tij dhe une e perdor serish kete fraze – “mesime te nxina” – sepse ne duam te aplikojme keto mesime ne pranimin e radhes per ta bere ate me efekt. Kjo eshte pikerisht ajo qe po bejme me Kroacine.

Per sa i perket Maqedonise, kryeministri Nikola Gruevski tha gjate vizites se tij ne Republiken Çeke ne shkurtin e kaluar se deshironte qe vendi i tij t’i bashkohej BE-se brenda pak viteve – çka do te thote brenda mandatit tuaj si komisioner zgjerimi. A mendoni se kjo mund te ndodhe?

Mendoj se se pari na duhet te nisim negociatat e pranimit. Vitet e fundit kane qene pozitive per reformat ne ish-Republiken Jugosllave te Maqedonise (FYROM) ndaj Komisioni i rekomanduar Keshillit Evropian te nise bisedimet me kete vend. Kjo çeshtje tani eshte ne duart e Keshillit. Koleget tane ne FYROM e dine çfare sfidash ka akoma dhe eshte e rendesishme qe zgjidhja e çeshtjes se emrit te ndodhe ne bashkepunim me Greqine. Shpresoj qe kjo te ndodhe shpejt sepse shoh nje dritare mundesie ndermjet momentit aktual dhe Keshillit Evropian ne qershor. eshte thelbesore qe procesi i reformave te mos ndaloje ne menyre qe vendi te mund te vazhdoje procesin drejt permbushjes se aspiratave evropiane.

Por fjala çeshtje eshte vetem nje aspekt i panorames se komplikuar ne Ballkan. Nje tjeter çeshtje eshte Serbia qe flet per pavaresine e Kosoves ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise (ICJ). Duket se deri sa gjykata te dale me nje vendim marredheniet mes dy paleve mbeten te paralizuara. Cila eshte pikepamja juaj mbi kete situate te ngrire? A do prisni qe ICJ te dale me nje vendim apo po i kerkoni Beogradit dhe Prishtines ta kapercejne problemi e tyre pa vonese?

Pozicioni i Komisionit eshte neutral. Ne shohim nje perspektive te qarte evropiane per te dy keto vende. Serbia ka aplikuar per anetaresim ne BE ne fund te vitit te kaluar dhe Komisioni po pret nje drite jeshile nga Keshilli Evropian per te nisur procesin e formimit te nje opinioni zyrtar. Nderkohe ne po punojme shume me autoritetet e Kosoves ne tre sfera specifike per promovimin e aspiratave evropiane sepse sipas perspektives se Komisionit eshte shume e rendesishme qe asnje prej ketyre vendeve te mos lihet pas dore.  Bashkepunimi ne rajon dhe marredheniet mes Serbise dhe Kosoves jane shume te rendesishme. Bashkepunimi rajonal eshte nje pike kyçe ne Procesin e Asocim Stabilizimit (SAP) dhe duhet te jete perfshires, perfaqesues dhe efektiv.

Se fundmi ju vizituat Shqiperine, nje vend qe eshte disi i padukshem ne rrjedhen e lajmeve nderkombetare. Qe prej zgjedhjeve ne qershorin e kaluar opozita ka bojkotuar parlamentin – diçka qe nuk eshte ogur i mire per Procesin e Asocim Stabilizmit. Shqiperia ka aplikuar per anetaresim ne BE, por duket qartazi se ka probleme. Cili eshte mesazhi juaj per Tiranen?

Mesazhi im per Tiranen ishte i qarte. Fillimisht une shpreha vleresimin tim per progresin qe eshte bere: Shqiperia eshte tani vend anetar i NATO-s dhe Keshilli Evropian i ka kerkuar Komisionit te pergatise nje opinion per kete vend.  Por, une gjithashtu theksova dhe rendesine e kritereve politike te Kopenhagenit. Une shpreha shqetesimin mbi stabilitetin e institucioneve demokratike dhe mungesen e dialogut politik ne parlament. Theksova rendesine e kesaj: Sigurisht qe gjithe ligjet adoptohen ketu dhe nuk duhet te kete asnje reforme pa legjislacionin e pershtatshem.  eshte krejtesisht ne duart e shqiptareve dhe une shpresoj se ato do bejne progres dhe do tregojne se kane nje demokraci te pjekur. Pergjegjesia u takon dy partive politike, asaj ne pushtet dhe opozites. Shqiperia ka ndryshuar jashtezakonisht shume: Ka qene despotizem gjate periudhes komuniste dhe ka pasur situaten me te keqe nga çdo vend tjeter.

A mund te vleresohet evolucioni i Shqiperise ne keto njezet vjet?  Jugosllavia ishte nje vend i suksesshem ne ate kohe – qytetaret e saj gezonin levizje te lire dhe miliona punonin ne perendim, nderkohe qe shqiptaret as mund te imagjinonin te largoheshin nga vendi.

Qartazi çdo vend ka historine e tij dhe vendet e Ballkanit perendimor kane bagazhe te renda kujtese. Konflikti ka sunduar per shume gjate ne rajon dhe Shqiperia ne veçanti ka shume ngarkese. Ndaj une jam dakord – eshte mbreselenese te shohesh progresin e bere ne keto njezet vjetet e fundit. Fakti se Keshilli Evropian i ka kerkuar Komisionit te pergatise nje opinion eshte prove e progresit te bere ne Shqiperi. Kjo nuk do te thote se detyrat jane bere dhe une mendoj se ky eshte mesazhi me i rendesishem per gjithe vendet e Ballkanit – perfshi Kroacine, e cila duhet te hape kapitullin 23 te negociatave mbi drejtesine dhe lirite themelore.  Ky eshte nje prej mesimeve qe duhet mesuar nga zgjerimi i meparshem: Te vendoset theks i veçante ne kriteret e Kopenghagenit – veçanerisht kriteret politike – qe nga fillimi i procesit te pranimit e deri ne fund. Ne duhet te sigurohemi qe vendet jo vetem qe kane legjislacionin dhe institucionet, por gjithashtu edhe trajektoren e implementimit.