Shqiperi-Islande, kaos per bileta, shiten shtrenjte ne treg te zi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nëse je nisur nga shtëpia me 10 mijë lekë të vjetra për të blerë një biletë pranë stadiumit ‘Qemal Stafa’ duhet të kthehesh sërish… Ndoshta ke lexuar në gazetë se biletat variojnë nga 2 në 10 mijë lekë por nuk e ke marrë vesh akoma që ato janë shtrenjtuar. Pranë biletarisë kanë mbetur bileta të cilat nëse i blen duhet të ulesh në radhën e tretë që do të thotë se s’mund të shohësh asgje. Ç’ka ndodhur? Biletat janë blerë nga persona të tjerë dhe shiten më shtrenjtë nga çmimi zyrtar. Nëse për një biletë në tribunën D2 ( tribuna në mes të stadiumit ) duheshin 10 mijë lekë tani duhen 15, nëse për në tribunën D1 dhe D3 ( tribuna anash asaj D2 ) duheshin 7 mijë lekë, tani duhen 10.
Ndodh e njëjta gjë sa herë që luan Kombëtarja sepse tifozët janë të detyruar ta blejnë atë biletë. Kombëtarja luan shumë rrallë dhe ata ndiejnë një llojë detyrimi për të mbështetur ngjyrat kuqezi. Tani është një moment kyç për Shqipërinë dhe ata më shumë se kurrë kanë nevojë për brohoritje dhe duartrokitje. Kjo është një nga çështjet që mund të zgjidhet mjaft lehtë. Në biletari nuk duhet të shiten bileta me shumicë për 1 person të vetëm. Kjo nuk ndodh dhe nuk kuptohet pse. Kombëtarja Shqiptare do të zbresë në fushë nesër kundër Islandës dhe të shpresojmë vetëm fitore.