'E premte e zeze”, Shqiperia 'mbytet' ne 'Qemal Stafa'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Perfaqesuesja mundet nga Islanda dhe pothuajse del jashte lufte per nje vend mes dy skuadrave te para te grupit. Skuadra e Xhani de Biazit, zhgenjen ne nje ndeshje ne te cilen fati dhe gabimet e saj ishin ato qe vendosen kete sfide. Nje "e premte e zeze" per skuadren tone qe kishte hyre ne fushe per te marre tri pike, por doli me koken ulur, duke u mundur nga nje skuader qe ne leter ne nuk duhet ta kishim problem. Gabime pa fund ne fazen mbrojtese me ne krye Ujkanin fajtor ne rastin e golit te pare dhe Mavrajt ne rastin e faullit te golit te dyte bene qe Shqiperia, te humbase rruges. I vetmi qe shpeton eshte Armando Sadiku dhe Edgar Cani te cilet, njeri ben nje ndeshje per t’u pasur zili e tjetri shenon golin e barazimit. Por keta te dy jane pak sepse pjesa tjeter e skuadres nuk shihet. Ekipi nuk funksionon ne fazen mbrojtese dhe packa fatit qe nuk eshte me ne, peson gol ne cdo goditje ne porte. Edhe kete ndeshje e njejta histori si ne dy sfidat e para. Ne dy raste si ne Zvicer dhe me Qipron ndeshkohemi dhe detyrohemi qe te mbytemi ne rrebeshin e “Qemal Stafes”, duke treguar edhe nje here se jemi te afte te "fluturojme", por asnjehere te qendrojme me "kembe ne toke", kur luajme me skuadra te te njejtit niveli.
Ne fund te ndeshjes edhe Xhani De Biazi e pranon se ka qene nje ndeshje e pafat, por edhe e luajtur keq nga kuqezinjte e tij te cilet me te vertete dje u mbyten ne fushen e “Qemal Stafes”. Xhani De Biazi kishte vendosur nje formacion ndryshe. Cani e Sadiku ne sulm. Agolli ne stol, ashtu si Curri, por me Gilman Liken ne vend te Viles i cili ka qene titullar ne dy ndeshjet e para. Loja nis e shpejte dhe perpak sa nuk ndeshkohemi nga nje kthim i gabuar i topit nga ana e Bulkut, por eshte Mavraj qe mbyll cdo shteg. Miqte bejne presion ne gjithe fushen. Vjen dhe rasti pare per tanet, ku nga krahu i majte, kombinim Sadiku-Meha dhe ky i fundit me nje diagonale tund vetem rrjeten e jashtme. Loja hyn ne nje faze te ndermjetme. Ka kohe edhe per nje gabim te Ujkanit, por jo per nje te dyte sepse ai per ne rezulton fatal. Nuk eshte e thene per portierin tone qe ben nje te pabere, teksa me koke godet afer portes Bjar- nason dhe gardianit tone i shpeton topi nga duart, por islandezi vetem me porten bosh, nuk e ka te veshtire te shenoje. Shqiperia ne disavantazh hidhet ne sulm. Kane raste te pastra Sadiku, Lila dhe ne fund Bulku qe godet, por topi i tij ndalet me dore. Per gjyqtarin nuk ka penallti.
Kuqezinjte humbasin kthjelltesine dhe kjo shkon per shtat miqve. Duhet thene se qendra e mbrojtjes nuk eshte ne diten e saj me te mire. Gjithsesi, perfaqesuesja nuk ul koken. Eshte kembengulja e Sadikut qe ne nje kombinim te bukur me Mehen nxjerr djathtas mesfushorin, qe menjehere con topin tek Canin qe me nje te prekur tund rrjeten duke barazuar rezultatin e duke qetesuar stadiumin. Kthehemi ne loje dhe skuadra qetesohet. Minutat e fundit te pjeses se pare kane qene nje "vaterpolo" i vertete ne "Qemal Stafa" me dy skuadra qe mezi presin te mbaroje loja. Pjesa e dyte nis me 20 minuta vonese dhe me nje zevendesim. Roshi ne fushe e Meha jashte. Bulku provon nga larg por vetem fundore. Minuta e 58-te dhe portieri mik ben mrekulline duke i mohuar nje gol te sigurt Sadikut. Cani i jep nje top Sadikut qe kthehet e godet fluturimthi, por Halldorson pret ne sekonden e fundit. Roshi-Cani ne nje aksion personal.
Sulmuesi i Polonias pengohet ne zone, por per gjyqtarin nuk ka penallti. Provon nga larg Sadiku, por jashte. De Biazi ben levizjet e tij per te fituar lojen dhe ne minuten e 78-te eshte Roshi qe humbet nje rast te arte per te shenuar golin e avantazhit. Por nuk eshte nata jone. Mavraj pengon Gulfi Sigursonin para zone. Eshte vete islandezi qe ekzekuton goditjen e denimit qe ndalet ne rrjeten e Ujkanit. 1-2 per Islanden dhe Shqiperia fiket tete minuta para fundit. De Biazi hedh ne fushe edhe Bogdanin por nuk eshte e thene. Humbasim nje ndeshje te cilen duhet ta fitonim, por fati dhe gabimet tona personale si ne cdo ndeshje keto eliminatore na bejne qe te kthehemi ne dhomat e zhveshjes me koken poshte. Eshte heshtje vrasese ne “Qemal Stafa”. Kjo reflektohet ne fytyren drejtuesve te federates, Bogdanit dhe gjithe pjeses tjeter te futbollisteve. Eshte nje "e premte e zeze" per Shqiperine qe me kete humbje mbyll ceshtjen kualifikim, por rrezikon edhe objektivin tjeter per te qene mes kater me te mireve te grupit, ndonese sot me te vertete kemi qene te pafat.
De Biazi" E rëndë për ne, pësojmë gol sa herë na gjuajnë në portë"
Xhani De Biazi ka pranuar se Shqiperia e tij ka gabuar dhe njekohesisht ka qene e pafat ne humbjen me Islanden. Pas ndeshjes ai ka pohuar se: “Eshte e rende te humbasesh nje ndeshje te tille, ku besoj se luajtem shume me mire se kundershtari jone. Pesuam golin e pare nga nje moskujdesje e mbrojtjes sone, ndersa ne golin e dyte ne kishim topin ne kontroll, ata fituan nje goditje denimi dhe realizuan. Ne pesojme gol ne cdo gjuajtje dhe kjo eshte e rende, sepse kemi nje problem te madh. Duhet ta ndryshojme kete Me vjen keq qe humbem, pasi lojtaret bene vertet nje ndeshje te mire, ne nje fushe qe fatkeqesisht ishte teper e renduar nga shiu. Me vjen shume keq dhe me djeg kjo humbje.
Ne e dinim se ata jane te rrezikshem ne goditjet standarde dhe kishim gjate gjithe javes qe flisnim dhe po punonim ne kete drejtim, por per fat te keq ashtu i pesuam te dy golat. E thashe qe me vjen keq qe humbem nje ndeshje te tille, pasi luajtem me mire se ndaj Qipros dhe lojtaret dhane gjithcka kishin ne fushe. Gilman Lika e ka kondicionin e duhur per te perballuar ndeshjen, por ia rendoi punen terreni. Ndersa per Mehen prisja shume me teper, ka cilesite e duhur per te bere shume me teper dhe ka mundesine per te zgjidhur ndeshjen ne cdo moment, por mendova qe ne pjesen e dyte te aktivizoj nje lojtar me dinamik si Roshi dhe them se loja jone pati nje ngritje.
Besoj se Sadiku ka bere nje ndeshje te shkelqyer, luftoi fort. Bera ato zgjedhje per t’i bashkengjitur sulmit edhe Salihin, ne menyre qe te ishim me te rrezikshem ne zone. U munduam ta fitonim ndeshjen, por shenuan ata dhe per fat te keq ne humbem. Pese minuta para se te pesonim golin e porosita skuadren qe te qendronte ne fushe e kujdesshme, kater mbrojtesit te mos leviznin nga pozicionet e tyre, sepse mendova se ne do te shenonim heret apo vone, por duhet te mos ndeshkoheshim, dhe kjo ndodhi”, perfundoi trajneri i kombetares, Xhani De Biazi.
Cana: Nuk e meritojmë humbjen, jemi të zhgënjyer
Edhe Lorik Cana ka qene ka a shume ne nje linje me Xhani De Biazin, por nuk ka pranuar qe skuadra e meritonte kete humbje. “Kur shihet ndeshja nga jashte duket ndryshe, por une mund te them se te gjithe lojtaret paten ndjenje ne fushe dhe Shqiperia jo vetem nuk e meritoi humbjen, por meritonte fitoren, per zemren qe dha ne fushe, nga dyluftimet, nga organizimi dhe nga rastet qe krijoi. E perseris, Shqiperia meritonte te fitonte ndeshjen. E dinim qe ata ne riveniet anesore jane te rrezikshem dhe pesuam ate gol ne pjesen e pare. Edhe ne pjesen e dyte pa qene fare te rrezikshem, kundershtaret shenuan me ane te nje goditje denimi, keshtu qe loja qe zhvilluan cunat shkoi dem. Kemi nje ndeshje tjeter pas kater ditesh, donim te fitonim dhe sot dhe shpresoj qe kete gje mos ta perserisim ndaj Sllovenise. Vertet jemi te zhgenjyer per kete humbje, por them se te gjithe lojtaret kane dhene ne fushe gjithcka kishin”.