e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shpresa premton, sa shumë yje në skuadër

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shpresa premton, sa shumë yje në skuadër

Futbolli shqiptar (në rang kombëtareje) është duke përjetuar një nga kohët më të arta të historisë së tij. Kombëtarja do të luajë në Europian dhe Shpresat gjenden në vendin e dytë në eliminatore.rashica Mjafton të hedhësh një vështrim në listën e grumbulluar nga Redi Jupi për dy sfidat e ardhshme, për të kuptuar që e ardhmja e Kombëtares shqiptare është në duar të sigurta. Pa mohuar vlerat dhe cilësinë e ekipeve të mëparshme, skuadra e ditëve të sotme është një nga më të mirat e kohëve të fundit.

Futbollistë që aktivizohen në skuadra të mëdha, shënojnë çdo javë, zënë vend në formacionet e javës në kampionate si Kroacia, Holanda. Një listë e mbushur me yje si Milot Rashica, Rej Manaj, Amir Rrahmani, Endri Çekiçi, Kejdi Bare, Thomas Strakosha, por pa harruar edhe të tjerët, që me meritë dhe forcë kanë arritur të tërheqin vëmendjen e Redi Jupit për të përfaqë- suar fanellën kuqezi.

Shkolla kroate - Shumë futbollistë të Kombëtares Shpresa aktivizohen në skuadrat kroate, që janë eksperte në rritjen dhe promovimin e talenteve. Në skuadrat e Lokomotiva e Zagrebit, RNK Splitit dhe të tjera aktivizohen lojtarë me skuadrat e para.

Çka do të thotë se, pavarësisht se lojtarët janë ende të rinj dhe në rang kombëtar luajnë me Shpresat, në ekipet e tyre kanë vendin e sigurt në skuadrat e mëdha. Rasti i njëjtë me Rej Manajn, i cili vazhdon të stërvitet, por edhe të aktivizohet disa minuta me Interin e Mançinit. Tregues i qartë i potencialit që kanë këta lojtarë.

Ndryshimi i brezave - Paralelisht me zbulimin e lojtarëve për Kombëtaren A është punuar edhe për afrimin e lojtarëve të tjerë cilë- sorë që herët a vonë do të afrohen për të përfaqësuar Kombëtaren e Xhani De Biazit. Nëse vite më parë ndryshimi i brezave shihej si diçka e vështirë dhe thuajse e pamundur, tani thuajse të gjithë lojtarët e Shpresave mund të luajnë pa frikë në ekipin e madh.

Nëse merita është e vet lojtarëve që kanë punuar pa fund për të bërë realitet ëndrrat e tyre, apo e atyre që i zbuluan dhe i afruan këta lojtarë, kjo ha diskutim. Tani nuk është momenti për ndarjen e medaljeve, por për të punuar të gjithë bashkë për të vazhduar rrugën drejt suksesit dhe objektivave realë. Pse jo, duke hedhur sytë edhe më afër, duke ndërtuar edhe ndonjë fushë që edhe fëmijët shqiptarë një ditë t'i bëjnë realitet ëndrrat e tyre për të luajtur një ditë me Kombëtaren.