e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shpërthen Ramadani: Po na merrni më qafë, stoleroj më!

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shpërthen Ramadani: Po na merrni më qafë, stoleroj më!

Trajneri i Flamurtarit, Zekerija Ramadani, bën për "ujë të ftohtë" futbollistët kuqezi. ramadani curriAi ka qenë shumë i ashpër në analizën me ekipin, teksa është ndalur gjatë te humbja me Kukësin.

"Panorama Sport" ka zbuluar një pjesë të fjalimit që Ramadani mbajti para futbollistëve.

"Nuk jeni treguar të përgjegjshëm në fushë, jam shumë i mërzitur me ju. Mos luani me familjen time! Mos luani me familjet tuaja! Jemi në një situatë të vështirë dhe nuk e kemi luksin të gabojmë. Kështu siç po bëni, po na merrni më qafë të gjithëve!

Nuk mundet që ne të paraqitemi si në Kukës. Kush nuk është në gjendje që të vijojë me ritmin e punës sime, nuk ka problem. Unë nuk fal askënd që nuk punon për fanellën, apo edhe që shkel mbi parimet e mia. Nuk toleroj asnjë që nuk ka disiplinë dhe nuk respekton punën tonë. Kush nuk është i gatshëm që të punojë, të ma thotë.

Nuk vazhdohet më kështu! Në ndeshjen me Kukësin bëtë gabime pa fund, u treguat amatorë. Është turp të shikosh se çfarë loje keni bërë. Nuk duhet që të përsëritet më kjo situatë. Merrni përgjegjësitë që ju takojnë, nuk jeni të vegjël.

Duhet të harrohet sa më shpejt ajo që ndodhi në Kukës. Kush nuk ka besim në vetvete për ndeshjen e radhës, le të qëndrojë në shtëpi. Jemi në një gjendje të vështirë. Dua pikë në çdo takim, nuk ju falë më!", ka thënë ndër të tjera Ramadani gjatë analizës me skuadrën. Ndërkohë, për luhatjet e skuadrës në kampionat, administratori Sinan Idrizi pak ditë më parë ka thënë:

"Kemi një ngërç psikologjik dhe kjo duhet që të tejkalohet. Lojtarët duhet të jenë të qetë, nuk e di çfarë u mungon që nuk kanë qetësi. Gjithsesi, kjo situatë duhet që të kalojë dhe futbollistët të jenë me këmbë në tokë dhe jo të bëjnë hapa pas".

Mungesat

Flamurtari vijon përgatitjet për ndeshjen me Tërbunin. Për këtë takim, trajneri Ramadani do të ketë katër mungesa të rëndësishme. Kushtrim Lushtaku, Danilo Alvesh dhe Dardam Çerkini nuk do të jenë të gatshëm për shkak të kartonëve, ndërsa Bedri Greca do të mungojë sërish prej pezullimit që ka marrë nga vetë kreu i pankinës.

Përgatiti: Ermal Sika