e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shorti i LK-se: Kush me kend mund te perballet?

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shorti i LK-se: Kush me kend mund te perballet?
Shtatë ish-fitues të Kupës së Kampionëve të Evropës do të marrim pjesë në shortin që do të përcaktojë tetë sfidat e radhës së garës më të madhe të futbollit në Evropë, Ligës ës Kampionëve. Tërheqja e shortit do të fillojë nga ora 12:00 në zyrat qendrore të UEFA-së, në Nyon të Zvicrës. Përveç shtatë fituesve të kësaj gare, në 16-shen e fundit janë edhe katër ekipe të reja për fazën eliminatore. Baseli i Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës doli i dyti në grup duke eliminuar Manchester United, derisa Napoli, Zenit St Petersburg dhe Apoel, po ashtu janë në një territor të pa-eksploruar më parë. Ekipet do të vendosen në dy vazo: njëra e cila përmban fituesit e grupeve dhe një tjetër e cila përmban ekipet tjera, të cilat përfunduan të dytët nëpër grupe.

Fituesit e grupeve janë këta: Bayern München, FC Internazionale Milano, SL Benfica, Real Madrid CF, Chelsea FC, Arsenal FC, APOEL FC dhe FC Barcelona. Të dytët në grup janë: SSC Napoli, PFC CSKA Moskva, FC Basel 1893, Olympique Lyonnais, Bayer 04 Leverkusen, Olympique de Marseille, FC Zenit St Petersburg dhe AC Milan Skuadrat që përfunduan të parët në grupe do t’i luajnë në udhëtim ndeshjet e para që zhvillohet më 14/15 dhe 21/22 shkurt, ndërsa do të luajnë si nikoqirë në ndeshjet e kthimit 6/7 dhe 13/14 mars. Asnjëra skuadër nuk mund të luajë me skuadrën tjetër që vjen nga po i njëjti grup.

Finalja e sivjetme e Ligës së Kampionëve do së zhvillohet më 19 maj në Fußball Arena të München. Bayerni mund të bëhet ekipi parë që luan në fushë të vet në një finale të Kupës Evropiane që kur Roma e bëri këtë në vitin 1984. Në vazhdim do t’ju prezantojmë të gjitha ekipet e kualifikuara në 16-shen e fundit, sukseset e tyre së fundi si dhe rivalët e mundshëm në rundin e ardhshëm eliminator.

Fituesit e grupeve:

A: FC Bayern München (Gjermani)

Mund të luajë me: CSKA, Basel, Lyon, Marseille, Zenit, Milan.
I kualifikuar: nga pozita e tretë, Gjermani
Suksesi i sezonit të kaluar: 16-shja e fundit
Pjesëmarrja në sezonet e kaluara në Ligën e Kampionëve: 14 herë
Suksesi në Kupën e Klubeve Kampione të Evropës: fitues (katër herë)

B: FC Internazionale Milano (Itali)

Mund të luajë me: Basel, Lyon, Leverkusen, Marseille, Zenit
I kualifikuar: nga pozita e dytë, Itali
Suksesi i sezonit të kaluar: çerek-finalist
Pjesëmarrja në sezonet e kaluara në Ligën e Kampionëve: 10 herë
Suksesi në Kupën e Klubeve Kampione të Evropës: fitues (tre herë)

C: SL Benfica (Portugali)

Mund të luajë me: Napoli, CSKA, Lyon, Leverkusen, Marseille, Zenit, Milan
Suksesi i sezonit të kaluar: gjysmë-finalist në UEFA Europa League
I kualifikuar: nga pozita e dytë, Portugali
Pjesëmarrja në sezonet e kaluara në Ligën e Kampionëve: 6 herë
Suksesi në Kupën e Klubeve Kampione të Evropës: fitues (dy herë)

D: Real Madrid CF (Spanjë)

Mund të luajë me: Napoli, CSKA, Basel, Leverkusen, Marseille, Zenit, Milan
I kualifikuar: nga pozita e dytë, Spanjë
Suksesi i sezonit të kaluar: gjysmë-finalist
Pjesëmarrja në sezonet e kaluara në Ligën e Kampionëve: 15 herë
Suksesi në Kupën e Klubeve Kampione të Evropës: fitues (tetë herë)

E: Chelsea FC (Angli)

Mund të luajë me: Napoli, CSKA, Basel, Lyon, Marseille, Zenit, Milan
I kualifikuar: runners-up, England
Suksesi i sezonit të kaluar: quarter-finals
Pjesëmarrja në sezonet e kaluara në Ligën e Kampionëve: 9
Suksesi në Kupën e Klubeve Kampione të Evropës: i dyti

F: Arsenal FC (Angli)

Mund të luajë me: Napoli, CSKA, Basel, Lyon, Leverkusen, Zenit, Milan
I kualifikuar: pozita e katërt, Angli
Suksesi i sezonit të kaluar: 16-shja e fundit
Pjesëmarrja në sezonet e kaluara në Ligën e Kampionëve: 13 herë
Suksesi në Kupën e Klubeve Kampione të Evropës: i dyti

G: APOEL FC (Qipro)

Mund të luajë me: Napoli, CSKA, Basel, Lyon, Leverkusen, Marseille, Milan
I kualifikuar: kampion, Qipro
Suksesi i sezonit të kaluar: play-off të UEFA Europa League
Pjesëmarrja në sezonet e kaluara në Ligën e Kampionëve: 1
Suksesi në Kupën e Klubeve Kampione të Evropës: fazën e grupeve

H: FC Barcelona (Spanjë)

Mund të luajë me: Napoli, CSKA, Basel, Lyon, Leverkusen, Marseille, Zenit
I kualifikuar: si fitues i Ligës së Kampionëve/kampion i Spanjës
Suksesi i sezonit të kaluar: fitues
Pjesëmarrja në sezonet e kaluara në Ligën e Kampionëve: 15
Suksesi në Kupën e Klubeve Kampione të Evropës: fitues (katër herë)

Të dytët në grupe

A: SSC Napoli (Itali)

Mund të luajë me: Benfica, Madrid, Chelsea, Arsenal, APOEL, Barcelona
I kualifikuar: nga pozita e tretë, Itali
Suksesi i sezonit të kaluar: pjesëmarrja në UEFA Europa League
Pjesëmarrja në sezonet e kaluara në Ligën e Kampionëve: 0
Suksesi në Kupën e Klubeve Kampione të Evropës: rundin e dytë

B: PFC CSKA Moskva (Rusi)

Mund të luajë me: Bayern, Benfica, Madrid, Chelsea, Arsenal, APOEL, Barcelona
I kualifikuar: nga pozita e dytë, Rusi
Suksesi i sezonit të kaluar: 16-shja e fundit në UEFA Europa League
Pjesëmarrja në sezonet e kaluara në Ligën e Kampionëve: 5 herë
Suksesi në Kupën e Klubeve Kampione të Evropës: quarter-finals

C: FC Basel 1893 (Zvicër)

Mund të luajë me: Bayern, Inter, Madrid, Chelsea, Arsenal, APOEL, Barcelona
Suksesi i sezonit të kaluar: pjesëmarrja në UEFA Europa League
I kualifikuar: kampion i Zvicrës
Pjesëmarrja në sezonet e kaluara në Ligën e Kampionëve: 3 herë
Suksesi në Kupën e Klubeve Kampione të Evropës: i dyti në fazën e grupeve

D: Olympique Lyonnais (Francë)

Mund të luajë me: Bayern, Inter, Benfica, Chelsea, Arsenal, APOEL, Barcelona
I kualifikuar: nga pozita e tretë, Francë
Suksesi i sezonit të kaluar: 16-shja e fundit
Pjesëmarrja në sezonet e kaluara në Ligën e Kampionëve: 11herë
Suksesi në Kupën e Klubeve Kampione të Evropës: gjysmë-finalist

E: Bayer 04 Leverkusen (Gjermani)

Mund të luajë me: Inter, Benfica, Real Madrid, Arsenal, APOEL, Barcelona
I kualifikuar: nga pozita e dytë, Gjermani
Suksesi i sezonit të kaluar: 16-shja e fundit në UEFA Europa League
Pjesëmarrja në sezonet e kaluara në Ligën e Kampionëve: 6 herë
Suksesi në Kupën e Klubeve Kampione të Evropës: i dyti

F: Olympique de Marseille (Francë)

Mund të luajë me: Bayern, Inter, Benfica, Madrid, Chelsea, APOEL, Barcelona
I kualifikuar: nga pozita e dytë, Francë
Suksesi i sezonit të kaluar: 16-shja e fundit
Pjesëmarrja në sezonet e kaluara në Ligën e Kampionëve: 7 herë
Suksesi në Kupën e Klubeve Kampione të Evropës: fitues (një herë)

G: FC Zenit St Petersburg (Rusi)

Mund të luajë me: Bayern, Inter, Benfica, Madrid, Chelsea, Arsenal, Barcelona
I kualifikuar: si kampion i Rusisë
Suksesi i sezonit të kaluar: 16-shja e fundit e UEFA Europa League
Pjesëmarrja në sezonet e kaluara në Ligën e Kampionëve: 1 herë
Suksesi në Kupën e Klubeve Kampione të Evropës: faza e grupeve

H: AC Milan (Itali)

Mund të luajë me: Bayern, Benfica, Madrid, Chelsea, Arsenal, APOEL
I kualifikuar: si kampion i Italisë
Suksesi i sezonit të kaluar: 16-shja e fundit
Pjesëmarrja në sezonet e kaluara në Ligën e Kampionëve: 14
Suksesi në Kupën e Klubeve Kampione të Evropës: fitues (shtatë herë)