e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

De Biazi: Refuzova miliona per Shqiperine, i kisha dhene fjalen Dukes

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
De Biazi: Refuzova miliona per Shqiperine, i kisha dhene fjalen Dukes
Për Xhani De Biazi trajnerin e Shqipërisë drejtimi i një ekipi kombëtar ka qenë një dëshirë e vjetër. Në një deklaratë të dhënë dje për mediat italiane, ai ka pranuar se ka patur një ofertë shumë joshëse nga një skuadër tjetër, por që e ka refuzuar.“Më kërkonte një skuadër e huaj, me një kontratë të mirë në pjatë, por unë i kisha dhënë fjalën presidentit të Federatës Shqiptare Duka, – ka shpjeguar ai. – Mund të them vetëm se bëra një vlerësim të të gjithë ofertave të marra.K isha kohë që kërkoja të drejtoja një ekip kombëtar dhe tani kjo dëshirë m’u plotësua. Dua vetëm të bëj një punë të mirë për eliminatoret e ardhshme të kampionatit botëror”, u shpreh më tej tekniku italian.