Shorti i LK: Barca perballe Cityt, PSG perballe Chelseat
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Barcelona do të ketë një sfidë të vështirë në 16-shen e fundit të Ligës së Kampionëve, ndryshe nga rivalë tjerë spanjollë, Real Madrid dhe Atletico Madrid. Manchester City-Barcelona do të jetë kryendeshja e fazës së parë eliminatore të Ligës së Kampionëve. Kampionët e Anglisë vazhdojnë të ketë një rrugë të vështirë në garat evropiane, pasi janë caktuar të përballen me njërin prej gjigantëve evropianë, Barcelonën.
Ndryshe nga Barcelona, kampioni aktual i Evropës, Real Madridi, do të ketë një përballje të lehtë në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, pasi është caktuar të përballet me Schalke. Një përballje të lehtë do të ketë edhe kampioni i Spanjës, Atletico Madrid, që është caktuar të përballet me gjermanët e Bayer Leverkusen. Nga skuadrat angleze, sfidë të vështirë do të ketë edhe Chelsea, që do të përballet me kampionin e Francës, Paris Saint Germain, për një vend në tetëshen e fundit. Arsenali, në anën tjetër, do të ketë një punë të lehtë, pasi ka përballë një skuadër tjetër franceze, Monaco.
Nga skuadrat gjermane, ish-kampioni i Evropës dhe kampioni aktual i Bundesligës, Bayern Munich, po ashtu pritet të ketë një punë të lehtë ndaj ukrainasve të Shakhtar Donetsk. Borussia Dortmund duket se nuk e ka as fatin në anën e vetë këtë sezon. Skuadra e Jurgen Klopp do të duhet të eliminojë Juventusin e paepur për sukses evropian, për të siguruar një vend në tetëshen e fundit. Shqiptarët e Championsit, Taulant Xhaka dhe Shkëlzen Gashi, mund të shpresojnë për një vend në çerekfinale të garës, pasi skuadra e tyre, Basel, do të ketë përballë një rival mesatar – portugezët e Portos. Kush mendoni se do të jenë fituesit e këtyre sfidave? Jepni parashikimin tuaj duke komentuar në hapësirën për komente!