Kosova pranohet edhe ne Federaten Nderkombetare te Karatese
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Kosova është anëtarësuar sot edhe në Federatën Ndërkombëtare të Karatesë. Lajmin e ka njoftuar vetë Federata Ndërkombëtare me një letër drejtuar Federatës Kosovare të Karatesë. “Është kënaqësi e imja t’ju informoj se Komiteti Ekzekutiv i Federatës Ndërkombëtare të Karatesë, në mënyrë anonime, është pajtuar që ta pranojë Federatën e Karatesë së Kosovës, më 13 dhjetor 2014, në bazë të artikullit 5.10 të Statusit të FNK-së.
Ne, ngrohtësisht i urojmë mirëseardhje Federatës suaj dhe të gjithë sportistëve të karatesë në Kosovë, në familjen e madhe të karatesë ndërkombëtare, ndërsa presim që ju të jeni të përfshirë në të gjitha aktivitetet tona”, ka shkruar Antonio Espinos, president i Federatës Ndërkombëtare të Karatesë, në letrën e dërguar për FFK-në. Muajin e shkuar Kosova u pranua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, një vendim ky që u kundërshtua nga Serbia.