e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shorti i Europa League/ Shahtjor-Sevija dhe Liverpul-Vijareal

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shorti i Europa League/ Shahtjor-Sevija dhe Liverpul-Vijareal

Pas shortit të Champions League ku u vunë përballë sfida si Real Madrid-Mançester Siti dhe Bajern-Atletiko, tashmë është radha e atij të Europa League.europaaaaaKatër ekipe, Liverpuli, Shahtjori, Vijareali dhe Sevija mësuan sot në Nion të Zvicrës kundërshtaret e tyre në fazën gjysmëfinale. Kështu, shorti ka vendosur përballë Shahtjor Doneskun me Sevijan dhe Liverpulin përballë Vijarealin.

Dy takime mjaft të ndezura dhe që pritet të dhurojnë shumë emocion deri sa të vendosen dy ekipet që do presin biletën për në finalen e Bazelit. Ndeshjet e para luhen më 28 prill dhe ato të kthimit luhen më 5 maj.