e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shokon Aleks Ferguson, TERHIQET ne fund te sezonit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shokon Aleks Ferguson, TERHIQET ne fund te sezonit
Pas 26 viteve nën drejtimin e Mançester Junaited, Aleks Ferguson ka shokuar të gjithë fansat e këtij ekipi. Ai ka vendosur që të tërhiqet në fund të sezonit. Lajmi është zyrtar, ndërkohë që mediat britanike thonë se arsye për këtë vendim kanë qenë problemet shëndetësore të tij. Si pasardhës i mundshëm i Ferguson tek Junaited shihet David mojes, trajneri aktual i Everton. Por, orët e fundit është përfolur edhe për Hoze Murinjon, negociatat e të cilit me Çelsin duket se për momentin kanë ngecur.