e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Madridi kerkon ndihmen e?Mesit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Madridi kerkon ndihmen e?Mesit
Ai është idhulli i Katalonjës, por ka ndikim në gjithë botën. Për këtë arsye, qyteti i ekipit rival të Barcelonës, Madridi, ka kërkuar ndihëm e argjentinasit. Bëhet fjalë për organizimin e Olimpiadës 2020. Madridi është kandidat për të fituar organizimin e këtij evenimenti, së bashku me Stambollin dhe Tokion. Fituesi shpallet më 7 shtator më Buenos Aires dhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Spanjës kanë kërkuar që të përfshijnë në delegacionin e tyre edhe Mesin. Me këtë të fundit, spanjollët kërkojnë që të rrisin ndikimin për t’u shpallur fitues. Ky lajm me siguri që madrilenëve nuk është se do t’u pëlqejë shumë, pasi për ta, e udhës do të ishte që në delegacion të përfshihej Kristiano Ronaldo dhe jo Mesi.