e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shkelzen Gashi nuk di te ndalet me Bazelin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shkelzen Gashi nuk di te ndalet me Bazelin

Shkelzen Gashi nuk di të ndalet. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar përsëri një dopietë me Bazelin në kampionat, në ndeshjen kundër Zyrihut në transfertë. Sulmuesi kosovar ishte i papermbjatëshem në këtë sfidë duke zhvilluar një ndeshje mbreslënëse.

Në minutën e 41 të pjesës së para Gashi shënon golin e avantazhit për Bazelin, pas një goditje të fuqishme brënda zonës. Vëndasit barazojne rezultatin në minutën e 89 me anë të një 11-metërshi, por pas 5 minutash lojë, në të 94-ën Shkëlzen Gashi shënon përsëri me një gjuajtje me kokë, duke i dhuruar një fitore të rëndësishme ekipit të tij përballë një kundërshtari direkt për titull. Bazeli me këtë fitore shkëputet nga vëndi i dytë me 5 pikë diferencë, ndërsa Gashi kryeson renditjen e golashënuesve me 11 gola të shënuar.