Shkëlzen Gashi gjen golin e parë me Kolorado Rapids (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shkëlzen Gashi ka gjetur golin e parë me ekipin e tij të ri, Kolorado Rapids. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar në fitoren 3-0 që ekipi i tij arriti përballë Arizona United SC.
Takimi miqësor ka folur i gjithi për ekipin e Gashit dhe shqiptari ka realizuar golin e tretë të sfidës duke vulosur përfundimisht shifrat.
Vec golit të shënuar, Gashi ka asistuar edhe në golin e dytë të shënuar nga Kevin Dojl.
Ky kjo ishte ndeshja e dytë e Gashit me fanelën e Kolorado Rapids. Ai shihet nga drejtuesit si lojtari më i rëndësishëm i ekipit dhe që do e marë për dore skuadrën drejt sukseseve.
Goli dhe asisti i Shkelzen Gashit
Posted by Panorama Sport on 2016-02-28