Shkëlqimi i Hysajt, zgjidhet në formacionin e talenteve të Euro 2016
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Përformanca e tij fantastike me fanellën e Napolit në kampionatin italian ka bërë që Elseid Hysaj të jetë pjesë e talenteve që pritet të shkëlqejnë në "Euro 2016".
Mbrojtësi i kuqezinjëve është përgjedhur nga prestigjozja spanjolle "Marca" në formacionin e talenteve të Europianit.
Ndërkohë që menaxheri i tij ka bërë të ditur që tre klube gjigande europiane, ku mes tyre dhe Atletiko Madrid kanë shfaqur interes për shërbimet e shkodranit.