Shkarkohet Bushati, vjen Gega
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Artan Bushati nuk është më trajner i ekipit Shpresa. Ai është shkarkuar nga kjo detyrë dhe në vend të tij është vendosur trajneri i U-19, Skënder Gega. Sakaq, vendin e këtij të fundit e ka marrë ish-kapiteni i Kombëtares, Foto Strakosha. Atëherë kur pritej nga të gjithë që presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit të bënte prezantimin e teknikut të ri të ekipit përfaqësues, vjen një tjetër lajm, i dhënë pikërisht nga Duka.
Pas 6 vitesh në krye të ekipit Shpresa të Shqipërisë, ku kanë rënë në sy në mënyrë të veçantë akuzat, gati të përhershme të tifozëve, opinionit publik, por edhe e analistëve dhe ish-lojtarëve të Kombëtares për trukime, më në fund presidenti i FSHF-së vendosi që të shkarkonte Bushatin. Madje, për trajnerin shkodran ka pasur edhe akuza për favorizime apo marrje pagesash për një vend në skuadër (kujto rastin e Henri Shibës, por edhe të shumë të tjerëve). “Lajmëroj për ndryshimin e trajnerit të U-21. Artan Bushati është larguar me kërkesën e tij dhe drejtimin e ekipit kombëtar e merr ish-trajneri i U-19, Skënder Gega, i cili do të nisë punë që nga dita e nesërme. Vendi i tij tek U-19 i ngarkohet një tjetër ish-futbollisti, ish-kapiteni i Kombëtares, Foto Strakosha”, deklaroi Duka gjatë ditës së djeshme.
Sakaq, i pyetur se cilat ishin arsyet e lënies në këtë post për një kohë të gjatë të Bushatit teksa ndaj tij ka pasur jo vetëm shumë akuza por edhe rezultate negative, z.Duka ka preferuar të mos bëjë asnjë koment, duke thënë se ai e ka vlerësuar pozitivisht punën e ish-teknikut të U-21. Sakaq, zëvendësi i këtij të fundit, Skënder Gega, e ka nisur karrierën e tij si trajner në Amerikë, ku ka stërvitur kryesisht skuadra femrash, ndër to edhe Kombëtaren U-17 të femrave në SHBA. Por ai tregoi gjithë cilësitë e mira si trajner kur u emërua në krye të Shqipërisë U-19 në fillim të këtij viti. Gega arriti të ndërtonte një skuadër kompetitive, që bëri një paraqitje shumë të mirë në kualifikime, por nuk arriti që të kalonte turin në grupe. Skuadra që Gega drejtoi, humbi në minutën e fundit ndaj Danimarkës, barazoi me Austrinë dhe dominoi plotësisht Maltën. Ndërsa ish-kapiteni i Kombëtares, Foto Strakosha (ka luajtur 73 ndeshje me Shqipërinë), e nisi karrierën si trajner te APOEL në Qipro, si teknik i portierëve dhe deri dje mbante të njëjtin post te skuadra greke e Panioniosit.