Shifrat, ja sekretet e Realit dhe Barcelonës
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Në një ndeshje të tillë mes Barce lonës dhe Realit kanë vlerë të madhe numrat dhe statistikat.
Në fakt, renditjen në tabelën e klasifikimit e dominon Barcelona, por Reali ka të tjera fakte për t'u ngushëlluar dhe për të shpresuar në një rezultat pozitiv ditën e sotme.
Golashënuesi më i mirë i të dyja skuadrave është Kristiano Ronaldo, ndërsa Kros është ai që dominon me pasimet e kryera. Luka Modriç gjithashtu është lojtari që rikuperon më shumë topa, duke lënë pas edhe një mesfushor shkatërrues si Serxho Buskets.
Nga të gjithë lojtarët që mund të zbresin në fushën e lojës ditën e sotme, askush nuk mund të shënojë më shumë se Ronaldo. Portugezi ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë plot 28 herë dhe i ka goditur portat kundërshtare 84 herë.
Të gjithë do të donin të kishin në skuadër një lojtar si Suarez, i cili është asistuesi më i mirë në të dyja skuadrat. Uruguaiani ka dhënë 12 pasime të sakta, të cilat janë shndërruar në gol. Nëse të tjerët mendojnë për golat, braziliani Nejmar mendon për spektaklin. Vendin e parë për driblime të kundërshtarëve e mban pikërisht ai, ndërsa te Reali është Isko. Megjithatë, futbollisti i Barcelonës driblon 2-fishin e atij të Realit.
Nejmar është në vendin e parë edhe për penalltitë e fituara. Duel të fortë mes dy skuadrave ka edhe në portë, ku Kejlor Navas është më i sigurt dhe e ndihmon më shumë Realin. Portieri i madrilenëve ka bërë 78 pritje, ndërsa ai i katalanasve 73. Por Navas është më i saktë sepse ka arritur të neutralizojë edhe 3 penallti.
Përgatiti: GENTJAN ALINANI
