e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Sherri mes Haxhos dhe Karakaçit, reagon trajneri Gjoni

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sherri mes Haxhos dhe Karakaçit, reagon trajneri Gjoni

Skuadra pukjane bëri një arritje të madhe që siguroi ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar, mirëpo javë pas jave po koleksionohen humbje të saj në fushën e lojës.terbuni1 Tërbuni nuk po gjen qetësi jo vetëm sa u përket rezultateve sportive, por, si të mos mjaftonin problemet administrative me pagesat, tashmë lind nevoja edhe e zgjidhjes së konflikteve të futbollistëve mes tyre.

Pas sherrit mes Haxhos dhe Karakaçit, trajneri i Tërbunit ka reaguar me një deklaratë të tijën për gazetën "Panorama Sport", duke bërë me dije se diçka e tillë nuk duhet të ekzistojë.

"Sot do të mblidhet ekipi ku do të bëjmë edhe një analizë të hollësishme për të nxjerrë edhe arsyet e zënkës mes tyre.

Unë si trajner i skuadrës nuk do të lejoj të tilla sjellje në skuadër. Jam munduar t'i edukoj me mentalitetin se duhet të jemi të gjithë bashkë në këtë rrugëtim.

Ata duhet të pajtohen menjëherë me njëritjetrin për të mos ekzistuar diçka e tillë, në të kundërt më duhet të marr masa", ka deklaruar Gjoni. Skuadra ka qenë pushim gjatë ditës së djeshme dhe vetëm sot do të nisin përgatitjet për ndeshjen e radhës.