Salihi mungon sërish, korçarët sytë nga nigeriani Xhejms
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pasi kualifikoi dy ekipe në të njëjtin edicion të Kupës së Shqipërisë për në gjysmëfinale, Laçin dhe Skënderbeun, Xhejms Adeniji do të jetë sërish me shumë mundësi titullar në takimin e parë gjysmëfinal të Kupës ku Skënderbeu do të ketë përballë Laçin.
Një histori sa e çuditshme, aq edhe e rastësishme që do të vërë përballë një sfidë tjetër sulmuesin nigerian të bardhekuqve.
Xhejms ishte ai që vulosi eliminimin e Partizanit nga Kupa, pasi i shënoi dy herë të kuqve në takimin e luajtur në Laç, ndërsa disa ditë më vonë u transferua te Skënderbeu pikërisht gjatë merkatos së janarit dhe po ashtu me golin e shënuar në ndeshjen e Kupës kundër Vllaznisë nigeriani kualifikoi edhe korçarët për në fazën gjysmëfinale të kompeticionit.
Kjo është e veçanta e sulmuesit që është rast unik, pasi nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë me një futbollist të kampionatit tonë.
E veçantë tjetër për dy ekipet, por mbi të gjitha për Xhejmsin do të jetë fakti se pasi i kualifikoi për në gjysmëfinale, si Laçin edhe Skënderbeun, nigeriani do të vendosë më tej edhe një herë fatin e dy ekipeve për të çuar një prej tyre në finale. Por nëse Xhejms do të jetë titullar në këtë ndeshje, mungesa e madhe e Skënderbeut do të jetë sërish Hamdi Salihi. Kryegolashënues