Shënon Gashi, i jep fitoren skuadrës (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shkëlzen Gashi ka shkëlqyer në transfertën që Kolorado Rapids zhvilloi ndaj Sporting Kansas City. Sulmuesi kuqezi i dha fitoren skuadrës në minutën e 82´ të takimit.
Ky është goli i parë që shqiptari realizoi në kampionatin amerikan.
Solignac i dha avantazhin skuadrës në minutën e 42´ të pjesës parë, ndërsa Dëyer barazoi shifrat për vendasit në të 77´-ën. Më pas futbollisti kosovar shënoi golin e fitores për skuadrën 8 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Shkelzen Gashi Goal - Sporting Kansas City 1-2... by directgoal