Shaqiri me dy flamuj: Mu realizua nje enderr
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Një mbrëmje e mrekul lueshme dhe e pa harrueshme për Xherdan Shaqirin triumfi në finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Borusias së Dortmundit. Ai ka festuar me bavarezët fitimin e Ligës së Kampioneve dhe trofeun e dytë sezonal. Mesfushori është i pari lojtar me origjinë shqiptare që merr pjesë në një finale dhe ngre trofeun më të lakmuar të të gjithë futbollistëve. Edhe pse lojtari i përfaqësueses zvicerane nuk luajti asnjë minutë në këtë takim ndaj verdhezinjve, kjo nuk e zbehu gëzimin e tij të madh e të drejtë. Shaqiri, pas takimit, pati një përshëndetje për të gjithë shqiptarët dhe sidomos për ata nga Kosova, duke u paraqitur në “Uembli” me flamurin e Kosovës, por edhe me atë zviceran. Madje, 21-vjeçari e ngriti Kupën e Championsit, duke treguar edhe dy flamujt. Zgjedhja e tij me dy flamujt, atë kosovar dhe zviceran, solli reagimin e shumë tifozëve kuqezi.
Shaqiri - Mesfushori me origjinë shqiptare është në qiellin e shtatë, pas triumfit të arritur nga Bajerni. “M’u realizua një ëndërr”, – u shpreh ai pas përfundimit të takimit. Kosovari me pasaportë zvicerane është fotografuar duke vrapuar me trofeun në të dy duart dhe duke ua treguar atë tifozëve, ndërsa brohoriste para tyre.
Ankesat - Xherdan Shaqiri u pa në fushë duke festuar, ndërsa në duar mbante dy flamuj në një copë, ku në njërën gjysmë ishte ai zviceran dhe në tjetrën ai kosovar. Mesfushori kishte zgjedhur që t’i respektonte kështu tifozët dhe vendin e origjinës së tij, por edhe helvetët, vendi ku u rrit dhe për të cilin luan. Një zgjidhje e mesme e tij dhe diplomate, por që vetë tifozëve shqiptarë nuk u ka pëlqyer aspak. Ndërkohë që tifozët bavarezë shqiptarë i kërkuan familjes së tij që të dilte me flamurin kuqezi. Në rrjetet sociale ka pasur kritika ndaj futbollistit, i cili doli me flamurin kosovar dhe jo atë kuqezi, flamur për të cilin është luftuar shumë.
Kërkesa Tifozët bavarezë të Shqipërisë, para disa ditësh, i kishin dërguar një letër me shkrim familjes së lojtarit 21-vjeçar, ku i kërkonin që Shaqiri, në rast fitoreje, të dilte dhe të festonte me flamurin shqiptar. Mirëpo, nga ana e familjes Shaqiri, nuk pati asnjë reagim në lidhje me kërkesën e bërë. 21-vjeçari gjeti një zgjidhje të mesme për të mos prishur qejfin si të shqiptarëve, por edhe atë të zviceranëve, por duke treguar se ai e ka në zemër edhe Kosovën