Shaqiri: Nuk flas me ish-shoket te Bajerni
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Transferimi i Xherdan Shaqirit nga Bajerni i Mynihut tek Interi u cilesua ne Itali si nje nga “goditjet” me cilesore te merkatos se dimrit ne Serine A.
Pas disa paraqitjeve mbreselense, kosovari qe aktivizohet me kombetaren e Zvicres u duk se do te ishte “shpetimtari” i zikalterve dhe “celesi” per te zene nje vend ne Europa Lige.
Por kjo nuk ndodhi dhe Shaqiri shume shpejt u konsiderua nga trajneri Mancini si nje lojtar stoli, pasi forma e mesfushorit erdhi ne renie.
Tashme qe sezoni ka perfunduar, ish-futbollisti i Bajernit dhe Bazelit eshte rikthyer serish ne lojatarin e momentin, jo me Interin, por me kombetaren e Zvicres, duke qene percaktues ne ndeshjet e fundit.
Ne nje interviste per prestigjozen zviceriane “Blick”, Xherdan Shaqiri rrefen per eksperiencen e tij tek Interi, synimet me perfaqesuesen helvete dhe arsyen pse i ka shkeputur kontaktet me lojtaret e Bajernit te Mynihut, me te cilet shprehet se nuk flet me qe prej kohes qe u largua nga Gjermania.
I pyetur nëse mbante ende kontakte me lojtaret e Bajernit te Mynihut, Shaqiri tha:
(Qesh). Jo. Me ka humbur aparati im celular dhe rrjedhimisht nuk kam me asnje numer te ish-shokeve te mi ne Bavari./Sportekspres