e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shameti: Viti i Kupës, ja sekreti i Kukësit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shameti: Viti i Kupës, ja sekreti i Kukësit

Ylli Shameti është pa dyshim një lojtarët e momentit për Kukësin. Jo vetëm për golat e tij vendimtar, por edhe për minutazhin, pasi është një nga titullarët e padiskutueshëm. ylli shametiMbrojtësi në një intervistë të dhënë për "Panorama Sport" rrëfen sekretin e suksesit.

Ai nuk heziton që të replikojë edhe me kundërshtarët në distancë, teksa u kujton korçarëve që një vit më parë fituan po në të njëjtën fushë, ndaj përmasat janë vetëm një justifikim. Jeni kthyer në goleador.

Keni shënuar 4 herë këtë sezon...

Jam shumë i kënaqur me golat e mi. Dhe lumturia dyfishohet, pasi ato janë vendimtarë për ekipin. Pastaj, unë kam shënuar gjithmonë, në çdo ekip që kam qenë. Jeni njeriu i Kupës për Kukësin, duke qenë se keni arritur të shënoni 3 herë deri tani.

Mendoni që do ta shtoni numrin e golave?

Uroj të vazhdoj kështu. Por mjafton që ekipi të fitojë, pasi është dytësore nëse shënoj unë apo dikush tjetër.

Ishte ai ndaj Skënderbeut një nga golat më të veçantë të karrierës suaj?

Normalisht. Urimet kanë qenë të shumta për atë gol, pasi dihet që detyra kryesore e një mbrojtësi është që të mos pësojë, por kur shënon është plus i madh. Pastaj në total luajtëm mirë. Atë ndeshje kemi pasur 5 raste të pastra shënimi.

Korçarët janë ankuar për fushën. Përmasat ndikuan në rezultat?

Fusha e Kukësit e vogël ka qenë edhe vjet, kur jemi mundur 0-1 nga Skënderbeu. Por asokohe nuk doli njeri të ankohej. Kemi luajtur të gjithë në mbrojtje dhe kemi sulmuar sërish në bllok, kjo na favorizoi. Ndaj, fusha s'ka ndikim. Pasi është e njëjta, si një vit më parë.

Keni qenë reparti më i kritikuar, por së bashku me Malotën jeni bërë të frikshëm, me 7 gola të shënuar. Cili është sekreti?

I gjithë ekipi po luan shumë mirë në fazën mbrojtëse. Problemet nuk kanë qenë te ne të dy, por te i gjithë ekipi në fazën mbrojtëse. Tani që i gjithë grupi po funksionin, e kemi më të thjeshtë punën në prapavijë. Por fakti që kemi shënuar 7 gola, do të thotë që japim suport edhe në sulm.

Përballeni me Teutën këtë javë, ndeshje me vlerë të dyfishtë, si e shikoni?

Teuta ka një ekip të konsoliduar, që jo pak herë na ka nxjerrë probleme. Por ne do ta trajtojmë si një ndeshje të radhës. Me besim dhe vigjilencë duhet të vazhdojmë rezultatet pozitive të këtyre jav- ëve. Teuta ju ka mundur dy herë në Durrës si në kampionat, edhe në Kupë, i druheni? Nuk i druhemi aspak, madje është e kundërta.

Si e parashikoni garën për vendin e tretë. Tirana apo Teuta është kundërshtari më "kërcënues"?

Derisa jemi aty afër me pikë dhe ka rokadë vendesh gati çdo javë, të tre ekipet kanë mundësi për Europë, por mendoj se jemi më të avantazhuar sepse jemi ekip më i mirë.

Po në finalen e Kupës kë preferoni më tepër Skënderbeun apo Laçin?

Deri atëherë ka kohë. Kemi edhe një ndeshje me Vlorën për të shkuar në finale. Asgjë nuk ka mbaruar. Nuk ka rëndësi me kë jemi në finale, e rëndësishme është që ne të bëjmë maksimumin dhe ta çojmë Kupën në Kukës këtë vit.

Jeni 30 vjeç, mendoni se po kaloni një rini të dytë, duke qenë në kulmin e formës suaj?

E kam pasur këtë rini gjithmonë në fushën e lojës. Futbolli nuk është shkencë ekzakte, kështu që mosha s'është determinante. Me vullnet, përkushtim dhe regjimin, gjithçka zgjat.

Përgatiti: SKERDILAID SULOZEQI