Shala bomber në fitore, lojtari i ndeshjes për Liberecin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tjetër javë në të cilën Herolind Shala është treguar vendimtar për Liberecin. Kur kronometrohej minuta e 40- të e ndeshjes, mesfushori ka bërë një kontroll fantastik të topit me gjoks dhe më pas një goditje si një "gjahtar" i vërtetë goli ka zhbllokuar shifrat në ndeshjen Pribram-Liberec.
Gol që deri në fund ka mbetur në fuqi dhe futbollisti i Kombëtares është shpallur lojtari i ndeshjes. Koniaspori i Mehas ka fituar për të blinduar vendin e tretë, me mesfushorin shqiptar që ka krosuar goditjen nga këndi, që ka sjellë golin e fitores. Cikalleshi, pak minuta në humbje.
Rikthimet - Mërgim Mavraj e Ergys Kaçe janë dy rikthimet e kuqezinjve në formacion. Për të dy kuqezinjtë ka qenë një ditë e suksesshme, pasi skuadrat e tyre kanë fituar në transfertë. Mbrojtësi ka fituar 0-2 përballë Hanoverit, ndërkohë që në Greqi, me largimin e Tudorit, Ergys Kaçe ka rigjetur vend në formacionin e PAOK-ut që ka triumfuar 0-3 ndaj Panetolikosit. Tjetër fitore për Pas Janinën e Andi Lilës që ka një rol të ri, atë të mesfushorit qendror përpara lojës së mbrojtësve.
Kroaci - Dy fitore në transfertë për shqiptarët. Në fillim është RNK Spliti i Amir Rrahmanit që ka mundur 0-1 Belupon dhe më vonë është skuadra e Balajt dhe Roshit që ka kopjuar rezultatin përballë Istras. Shkodrani ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes, ndërkohë që mesfushori fierak ka marrë minuta në fund të takimit.
Seria B - Asnjë fitore për shqiptarët e ligës së dytë italiane. Një pikë në barazimin pa gola të Luzernës me Entelën ku Vajushi është aktivizuar në minutën e 57-të, ndërkohë që Peskara me Memushajn në fushë është mundur 1-2 nga Novara. Migjen Basha ka ndjekur nga stoli humbjen e Komos nga Çezena me rezultatin 1-3.
Zvicër - Vaduzi i Armando Sadikut ka barazuar pa gola, por ajo pikë është thuajse pa interes, ndërkohë që skuadra e shqiptarit vijon të mbyllë klasifikimin e kampionatit helvet. Në takimin tjetër, Hyka ka asistuar në golin e parë të Luzernës, që ka triumfuar 2- 1 përballë Luganos.
Fitore e madhe si mysafirë dhe tri pikë të rëndësishme. I lumtur që shënova përsëri.Another great win and an important away goal for me. Thanks for your support.
Posted by Herolind Shala on 2016-03-12