Shakohoxha dehet nga fitorja e Shqiperise ne CAS
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gazetari dhe komentatori sportiv Dritan Shakohoxha e ka pritur me shishe shampanje lajmin se Shqipëria mori tre pikët në tavolinë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Ai e ka festuar atë bashkë me presidentin e FSHF –së, Armando Duka.
Shakohoxha bën edhe shenjën e tre pikëve duke treguar tre gishtat. “Tre me akull, tre pa akull. Këtu është festa”, shkruan ai në foton që ka postuar në rrjetet sociale. Kuptohet që dehja i vjen nga gëzimi i fitores, pasi shishet e shampanjës nuk janë hapur ende.